Vettingu/ Ja 13 prokurorët që po kalojnë në filtrin e kontrolleve…

0
157

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur proçesin e kontrollit të dosjeve për 13 prokurorë, përfshi këtu edhe kryeprokurorin në detyrë, Adriatik Llalla.  Të 13 prokurorët janë të parët që po i nënshtrohen këtij procesi, pasi kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Në Prokurorinë e Përgjithshme janë përzgjedhur për tu kontrolluar nga  tre dosje për kreun e akuzës Adriatik Llalla, për  anëtarin e KED Rovena Gashi  si dhe për tre kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Kosta Beluri, Anila Leka, dhe Arben Dollapi.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, procesit të vettingut po i nënshtrohen Besnik Muçi, Gentian Osmani dhe Gentian Trenova.

Ndërsa tek Prokuroria e Tiranës po kalojnë në këtë proces kontrolli Dritan Rreshka, Antoneta Sevdari,  Shpëtim Kurti, Arben Nela dhe Adriatik Cama.

Me short janë përzgjedhur më parë dhe dosjet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetueses, Gjykatës së Lartë.

PROKURORIA E PËRGJITHSHME

Adriatik LLalla

Rovena Gashi

Kosta Beluri

Anila Leka

Arben Dollapi

PROKURORIA E KRIMEVE TË RËNDA

Besnik Muçi

Gentian Osmani

Gentian Trenova

PROKURORIA E TIRANËS

Dritan Rreshka

Antoneta Sevdari

Shpëtim Kurti

Arben Nela

Atriatik Cama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here