Deputetja e pyet për koncesionin e mbetjeve, Gjiknuri: Nuk e di… (!?)

0
163

Në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat ka qenë i ftuar sot Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri për të diskutuar lidhur me shqyrtimi i investimeve të parashikuara dhe buxhetin e ministrisë në projektbuxhetin e vitit 2018.

Por Ministri në një moment duket se e ka humbur kur është pyetur në lidhje me koncesionet që ministria e tij ka parashikuar vitin e ardhshëm. Gjatë diskutimeve deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu i është drejtuar Gjiknurit me një pyetje në lidhje me këtë çështje: “Shoh që ju planifikoni vetëm dy koncesione te reja, ato në fushën e inceneratorëve për mbetjet urbane. Në një gamë të gjerë shërbimesh që ka ministria juaj, përse keni zgjedhur këtë sektor?”.

Përgjigja e Gjiknurit ka qenë nga ato të sikletshmet që i ka habitur të gjithë në fakt. “Nuk e di. Është e Ministrisë së Mjedisit…”, – ka deklaruar ministri, i cili ose ka bërë të paditurin ose mbase vërtetë nuk e di pasi qeveria e ka përfshirë në projektbuxhetin e ministrisë së tij pa e vënë në dijeni pikërisht atë, titullarin e institucionit.

Në fakt, mund të verifikohet fare lehtë se pas formimit të qeverisë “Rama 2” në ombrellën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë përfshirë në fushën e përgjegjësisë edhe “mbetjet urbane në lidhje me planifikimin territorial dhe infrastrukturën e mbetjeve”.

Gjithashtu, gjatë debatit deputetja Kadiu ka akuzuar qeverinë se ka gabuar me një nga projektet me të cilat është krenuar më shumë Kryeministri gjatë mandatit të kaluar. “Më fal, por juve ju deshën 4 vjet të kuptoni që ‘rilindja urbane’ nuk sjell zhvillim ekonomik?”, – tha Kadiu duke iu drejtuar Gjiknurit, duke shtuar se infrastruktura rrugore ka qenë qëllimi kryesor i qeverisjes 2005-2013, sepse rrugët janë shtyllat e para të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Dhe sa për Rrugën e Kombit duhet të dini që projekte të tilla madhore që i japim prestigj kombit dhe kalojnë konceptin e analizës kosto-përfitim”, – theksoi Fatbardha Kadiu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here