Ylli Rakipi: Ndërkombëtarët heshtën për kanabisin, s’duan ta ndihmojnë Shqipërinë

0
156

Gazetari Ylli Rakipi ka dhënë mendimin e tij në lidhje me letrën e kryeministrit Edi Rama drejtuar 28 krerëve të Bashkimit Europian, ku i kërkon ndihmë për kapjen e banorëve të drogës.

Rakipi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, tha se Shqipëria nuk është në axhendën e ndërkombëtarëve për ta rregulluar.

Sipas tij, për sa i përket kanabizimit të vendit, perëndimorët e “ndihmuan” në mënyrën më të keqe të mundshme Shqipërinë, duke heshtur.

“Kjo duhet të jetë një letër reale nga ana e Ramës. Në politikë nuk ka shumë sinqeritet. Sinqeriteti është armik i politikës. Rama është detyruar të kryejë veprime të këtij lloji. Në të gjithë këtë kanabizim në qendër të Europës, ndodh një gjë që la të heshtur edhe perëndimorët. Pse ata e kanë marrë një vendim. Shqipëria nuk është në axhendën e ndërkombëtare për ta rregulluar, jo vetëm Shqipëria por edhe Ballkani. Vendet si Shqipëria nuk janë në interesin e perëndimit, këtu duhet më shumë stabilitet. Duke mos e patur në fokus Shqipërinë, atëherë e kanë lënë në mëshirën e fatit dhe kanë heshtur për kanabisin. Kanë harruar që ky kanabis që u mboll u kthye në biznes, duke mbjellur e u kujdesur. E kanë ndihmuar Shqipërinë me mënyrën më të keqe në botë, duke heshtur. Edi Rama duke bërë këtë leër, u thotë ne bashkë ishim ju e patë të gjithën. Tani i drejtohet atyre dhe u kërkon ndihmë. Si mund ta ndihmojë Perëndimi Ramën është pyetje tjetër, se Rama nuk ndihmon dot as veten. Edi Rama, tani që nuk do të jetë më ai kanabis i mëparshëm, i bën thirrje ndërkombëtare ndihmoni Shqipërinë në gjendjen që jemi. Ai s’mund të qeverisë më në këtë mënyrë. Strukturat që ka Rama, shteti që ai ka, kanë filluar të marrin erë, ka marrë ferra uratën,” u shpreh Rakipi.

Kjo letër është për impakt të brendshëm tek publiku shqiptar?

Rakipi: Është për t’u lëshuar një sinjal ndërkombëtarëve. Bizneset nuk vijnë këtu që të fitojë Rama, vijnë që të fitojnë vetë. Ai i lëshon një sinjal të fortë, për t’i pyetur se çfarë do bëhet me Shqipërinë. Se Perëndimi nuk e ka ndihmuar asnjëherë Shqipërinë. Nuk pati ndonjë plan. Edhe Perëndimi është fajtor i kësaj situate, se ai do vetëm stabilitet, që në kohën e Berishës. Balkanweb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here