Vasili për letrën e Ramës: Shembulli më i shëmtuar i mashtruesit publik

0
159

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për letrën që kryeministri Edi Rama u dërgoi sot 28 liderëve të BE-së, të cilëve u ka kërkuar mbështetje në luftën kundër bandave të drogës dhe kapjen e baronëve.

 

 

Vasili pohoi se Rama është shndërruar në shembullin më të shëmtuar dhe një mashtrues publik. Mes të tjerash ai theksoi se nuk la vulgaritet e banalitet pa nxjerrë nga goja kundër çdo partie, individi, media të të gjitha llojeve shqiptare e ndërkombëtare.

MESAZHI I VASILIT
Kryeministri, që gënjeu banalisht se fitoi mbi kanabisin, tani po u kërkoka ndihme me letër evropianëve.
Kryeministri i Shqipërisë është shndërruar ne shembullin me te shëmtuar të mashtruesit publik.
Nuk la vulgaritet e banalitet pa nxjerrë nga goja kundër ccdo partie, individi, media të të gjitha llojeve shqiptare e ndërkombetare, që flisnin për drogën dhe efektin shkatërrimtar të saj për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Nuk la gënjeshtër, manipulim faktesh, ngjarjesh e raportesh për të mohuar, mbuluar dhe përdorur për pushtetin e tij dhe për të blerë vota, këtë tragjedi politike e sociale.
Sot po ky kryeminister
u dergon leter shteteve europiane per ndihme per drogen, qe po ky qe medemek e kishte “eliminuar” 99%”.
Ja ç’thoshte ky kryeminister jo me larg se 2 jave me pare dhe kuptoni me mire cdo te thote genjeshtar qe as skuqet as zverdhet.
Ja ç’thoshte kryeministri:
“Ne e fituam betejën me kanabisin. Viti 2017 e nxorri vendin nga harta e zezë
Vetëm qorrat që nuk duan të shohin, shurdhët të dëgjojnë, apo kazanët që nuk duan të mësojnë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here