Spaho në Bruksel: Në Shqipëri, qeveria lidhje me krimin e organizuar

0
139

Edmond Spaho, kreu i grupit parlamentar të PD-së, ka vënë theksin në luftën ndaj krimit dhe lidhjeve të tij me qeverinë, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian: Perspektiva rajonale e procesit të integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Spaho shkruan : “atje theksova nevojën e luftës ndaj krimit të organizuar e lidhjet e tij me maxhoracën aktuale në Shqipëri si dhe nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme pa vote të blerë e të trafikuar si parakushte për rrugëtim të sigurtë në Bashkimin Europian dhe ku Parlamenti Europian mund të bëjë shumë.

Theksova gjithashtu nevojen që Kosoves ti jepet liberalizimi i vizave pasi jo vetëm janë plotësuar kushtet, por një popull nuk mund të lihet si ishull i izoluar pa të drejtë për të lëvizur i lirë në BE”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here