Shefja e ONM: Vetingu, të gjithë do të kalojnë në sitë

0
129

Genoveva Ruiz Calavera, kryetare e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për vettingun e gjykatësve dhe të prokurorëve të Shqipërisë dhe Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit , shprehet se të gjitha prokurorët pa asnjë përjashtim do t’i nënshtrohen vetingut. Ajo thekson se në këtë proces do të synohet më shumë cilësia sesa shpejtësia, duke dhënë një afat se pas sa kohësh do të përfundojë vetingu për 1000 prokurorë e gjyqtarë. “Është një proces kaq i rënDWsishëm saqë kërkon vërtet një vlerësim në thellësi të ?do gjyqtari dhe prokurori. Flasim për të ardhmen e qënieve njerëzore dhe duam të jemi të sigurtë që gjithë puna që po bëjnë institucionet e vettingut është shumë rigoroze, shumë e ndershme dhe e ekuilibruar. Koha sesa do të zgjasë varet nga rastet konkrete: mund të ketë raste të thjeshta, të nDWrlikuara nga pikëpamja e aksesit në informacion, do të ketë DWgjesa pasi njerëzit kanë të drejtën të shprehen, do t‘ u jepet munDWsia për të sjellë prova dhe DWshmi”, thekson Calavera në një intervistë për DW.

DW: Znj. Ruiz-Calavera, si po ecën procesi i vettingut? Jeni e kënaqur me ritmet e tij?

Procesi i vettingut, në përgjithësi, po shënon progres dhe është në drejtimin e duhur. Ai është shumë i rënDWsishëm pasi është i lidhur me skanimin e të ardhmes së njerëzve dhe duhet kryer me shumë seriozitet dhe rigorozitet për të siguruar një ecuri sa më të mirë në procesin e hyrjes së Shqipërisë në BE. Institucionet e vettingut, të ngritura në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për të shënuar progres dhe vendosur atë fort në shinat e duhura, përpara vlerësimit të kontekstit të Shqipërisë, në dritën e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Jam shumë e kënaqur që operacionet e vettingut kanë filluar dhe që së bashku me progresin në pesë prioritetet ky?e do të hapin derën për hapin tjetër që do të hedhë Shqipëria në procesin e integrimit europian. Nuk DWshiroj të them se kur kjo do të ndodhë: në pranverën apo verën e ardhshme pasi varet vërtet nga progresi në procesin e vettingut dhe 5 fushat prioritare. Por DWshiroj të them, që pres me padurim të shoh progres në kontekstin e vettingut, që ai të funksionojë mirë për të demonstruar se po kryhet, dhe po kryhet në standardet më të larta të mundshme.

DW: Sa kohë mund të marrë pak a shumë vettingu për të skanuar rreth 1000 gjyqtarë dhe prokurorë të Shqipërisë?

Nuk DWshirojmë të vendosim afate artificiale, pasi procesi i vettingut i ngjan pak atij të anëtarësimit në BE: DWshirojmë cilësinë para shpejtësisë. Është një proces kaq i rënDWsishëm saqë kërkon vërtet një vlerësim në thellësi të ?do gjyqtari dhe prokurori. Flasim për të ardhmen e qënieve njerëzore dhe duam të jemi të sigurtë që gjithë puna që po bëjnë institucionet e vettingut është shumë rigoroze, shumë e ndershme dhe e ekuilibruar. Koha sesa do të zgjasë varet nga rastet konkrete: mund të ketë raste të thjeshta, të nDWrlikuara nga pikëpamja e aksesit në informacion, do të ketë DWgjesa pasi njerëzit kanë të drejtën të shprehen, do t‘ u jepet munDWsia për të sjellë prova dhe DWshmi. Për ne nuk është e rënDWsishme që procesi i vettingut të përfundojë që Shqipëria të kalojë në fazën tjetër në procesin e anëtarësimit në BE. Për ne është e rënDWsishme që procesi i vettingut të kryhet si duhet. Pra, e rënDWsishme është që nuk kemi nxitim për t’u siguruar që do të merret opinioni për hapjen e negociatave pasi e rënDWsishme është të bëjmë gjënë e duhur. Kjo është garancia e një procesi të ndershëm, jam e bindur që shumë gjykatës dhe prokurorë do ta kalojnë vettingun pa vështirësi, nuk dua të stigmatizoj gjithë sistemin gjyqësor, ka profesionistë shumë të mirë. Por në të njëjtën kohë do të jemi të aftë të identifikojmë “mollët e kalbura të shportës”, ata që nuk do ta kalojnë testin e vettingut. Pra, do të hapet një hapësirë për gjykatës dhe prokurorë të rinj, që vijnë me qëndrime dhe pikpamjë të tjera për profesionalizmin, integritetin, pavarësinë dhe efikasitetin. Duam që sistemi gjyqësor të bëjë drejtësi në mënyrë të ndershme për të gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe të jetë efikas.

DW: Rasti i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që po hetohet si i dyshuar për korrupsion dhe lidhje me trafikantë të drogës, mund të jetë sipari i një drejtësie të tillë. A mund të ?ojë procesi hetimor në fjalë në një drejtësi, gjykim të ndershëm kur prokurorët e Tahirit nuk e kanë kaluar testin e vettingut?

Genoveva Ruiz Calavera: Të gjithë prokurorët do të kalojnë në skanerin e vettingut. Të gjithë. Edhe Prokurori i Përgjithshëm, edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ne shpresojmë fort që në fund të procesit do të jemi të aftë të identifikojmë gjykatësit dhe prokurorët e lidhur me krimin e organizuar. Procesi në vetvete është për t’i skanuar dhe nxjerrë ata nga sistemi i drejtësisë. Vettingu nuk i fut në burg, por pasoja e vettingut do të jetë që ndaj tyre të fillojnë hetime dhe ngrihen akuza. Roli im është që vettingu, skaneri të bëhet në mënyrë të ndershme dhe të pavarur nga nDWrhyrjet politike.

DW: Çfarë hapësirash pritet të krijojë vettingu për politikanët dhe zyrtarët e lartë të administratës publike të përfolur në media apo debate publike me kunDWshtarët politike për pasurim të paligjshëm, abuzim me postin, korrupsion, lidhje me krimin e organizuar?

Genoveva Ruiz Calavera: Kur të kemi një gjyqësor të ri, ku gjyqtarët do të të kenë standarde më të larta profesionale, pa marrëveshje të fshehta me krimin e organizuar apo ndikime nga politikanët atëhere ata do të jenë mjaft të lirë dhe të pavarur për të nDWrmarrë hetime ndaj kësisoj politikanësh. Kjo është fryma e vettingut: të krijojë një hapësirë për një system gjyqësor profesional, të përgjegjshëm ndaj qytetarëve, të pavarur dhe efikas.

DW: Çfarë garancish ka që në fund të tunelit ka dritë? Dhe që ajo po afrohet?

Genoveva Ruiz Calavera: Nuk do të harxhonim kaq shumë fonde nga buxheti i BE, kaq shumë energji. dhe kaq shumë nga kredibiliteti ynë nëse nuk të mendonim që do arrinim atë që presim në fund të procesit: kushte më të mira për gjykatësit për të bërë punën e tyre në standardte të larta dhe sjellë, si pasojë më shumë rezultate në luftën kunDWr krimit të organizuar, korrupsionit dhe sigurisht një drejtësi shumë më të ndershme se deri tani dhe zbatim rigoroz të ligjit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here