Gara për Kremlinin, ja kush është rivalja e Putinit (Foto)

0

Gara për Kremlinin, ja kush është rivalja seksi e Putinit (Foto)

Gara për Kremlinin, ja kush është rivalja seksi e Putinit (Foto)

Babai i saj ishte mentor i Putinit. Vet ajo është e njohur si blogere dhe yll i “reality show”-ve. Tani, Ksenia Sobchak kërkon të zëvendësojë Vladimir Putinin në Kremlin.

“Mendoj se unë mund t’i bëj me të vërtetë njerëzit që të shkojnë dhe të votojnë kundër sistemit. Të votojnë për Ksenia Sobchak”, tha kandidatja për presidencën ruse.

Ajo përshkruhet në media si Paris Hiltoni i Rusisë, ndërsa ka shkruar një libër të titulluar “Si të martohesh me një miliarder”, por refuzon krahasimet me Hiltonin, duke i quajtur jo reale.

Edhe pse shihet si një “opozitare” e Putinit, angazhimi i saj në frontin antiKremlin nuk është se mungon tërësisht. Ajo thotë se ka marrë pjesë në protestat e mëdha të opozitës në vitet 2011 dhe 2012, e lufta e saj kundër regjimit i dha legjitimitet.

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, të cilit i është ndaluar kandidimi, i përzgjedh fjalët për Sobchak. Kandidimi i saj, sipas Navalnit, është thjesht një lojë e Kremlinit.

Një akuzë kundër Navalnyt e pengon atë të kandidojë për president, edhe pse akuza sipas shumëkujt është politikisht e motivuar dhe kishte pikërisht këtë qëllim.

Vet Sobchak ka premtuar se do të tërhiqej nga gara, nëse Navalny lejohet të kandidojë. Dyshimet mbi kandidaturën e saj nuk rrjedhin vetëm nga fakti se babai i saj, Anatoly Sobchak, si kryebashkiak i Shën Pjetërburgut ka qenë mentor i Vladimir Putinit dhe e mori atë nga KGB-ja duke e futur në politikë.

Lini nje pergjigje