Deputeti i PD denoncon në Bruksel: Rinia s’ka besim tek politika për shkak të lidhjes me krimin

0
126

Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka qenë në Bruksel në një takim për rininë dhe politikën, ku ishte i pranishëm edhe zëvendës Presidenti i PE-së.

Balliu thotë se ka kërkuar në Bruksel mbështetjen e BE-së në luftën kundër drogës, ndërsa ka theksuar se rinia nuk ka besim tek politika për shkak të lidhjes së qeverisë me krimin.

“Në Bruksel për të kërkuar mbështetjen e BE në luftën kundër drogës. E domosdoshme ndihma e PE në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar
Të dashur qytetarë sot isha në Bruksel ku mora pjesë në programin ‘Bridging the gap between youth policy, youth participation and parliamentarians in the Western Balkans’, ku i pranishëm ishte Zv. Presidenti i PE Fabio Masimo Castaldo.

Theksova se: Rinia s’ka besim tek politika për shkak të lidhjes së qeverisë me krimin. Njëkohësisht i bëra thirrje Europës të ndihmojë Shqipërinë për të luftuar korrupsioni dhe krimin, dhe që politikanët e përfshirë në këto afera të mbajnë përgjegjësi.
Gjithashtu i shpreha gatishmërinë se PD është e gatshme të japë kontributin e saj luftën kundër narkoshtetit dhe për rikthyer vendin në rrugën e integrimit në familjen europiane”, shkruan Balliu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here