Berisha: Dosja Habilaj është përkthyer gabim, Rama ka futur duart thellë në të

3
147

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë Etlida Gjoni se është përkthyer dosja “Habilaj” dhe tashmë është dërguar në Prokurori.

Përmes një reagimi në Facebook, ish-kryeministrit Berisha deklaron se dosja është përkthyer keq dhe kjo është bërë me urdhër të Ramës.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Punonjësi dixhital denoncon, manipulimin e përkthimit nga Rama me Don Agaçion të dosjes Tahiri – Habilaj!

I bëj thirrje prokurorisë së përgjithshme të hetojë këtë denoncim dhe të verifikojë saktësinë e përkthimit. sb

“Pershendetje Doktorr,jam punonjes ne ministrine e drejtesise dua te ju informoj se ne perkithimet e dosjes ster voluminoze Habilaj Tahiri te ardhur nga Italia me regjistrimet e bisedave te bandes ka futur duart thelle edhe kryeministri Rama.Gjithçka esht bere nden mbikqyrjen e rrepte te zyres se tije dhe konkretisht te sekretarit te pergjithshen Engjell Agaçi te cilit i dergohej cdo fashikull para se te pranohej si perfundimisht i perkthyer.Ketu peshperitet gjersisht se dosja esht redaktuar pra manipuluar ne favor te Sajmir Tahirit.Ju lutem anonim sepse gjthe keto dite ketu ne ministri esht terror i vertata mr respekt per ju.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. Hahaha i njejti Sali, ne komunizem bente letra posht dere, ne demokraci ben statuse ne fb. Shpiksi ka ngelur i njejte thjesht ka ndryshuar metod.

  2. Ske faj se e ke mesuar fb ne mosh te madhe dhe e ke nga qejfi te shkruash statuse po fb nuk eshte mjet zyrtar dhe jo cdo gje qe degjon ne media eshte e vertet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here