Basha: Vangjush Dako ka bashkëpunuar me grupet kriminale, ja si po e mbron Rama

0

Kryetari i Partisë Demokratike tha sot në një konferencë për shtyp se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është nën hetim pasi ekzistojnë përgjime të tij dhe kriminelëve që u ofron tendera në këmbim të votave në zgjedhjet e 25-qershorit.

Loading...

 

“Me grupet kriminale, shitblerja e votave u konfirmua nga raporti i OSBE-ODIHR. PD e ka ngirutr me forcë problemin se Rama ka përdorur bandat e drogës në çdo qytet.

 

Vangjush Dako është kapur duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit ku i kërkon të blejnë votat. Shërbimet inteligjente e kanë kapur gafil Dakon . Ai ju premton tendera kriminelëve, janë miliona euro, që ata të siguronin vota për PS. Këto pazare janë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Këtë e di Gjushi dhe mentori i tij Edi Rama. Ata ndërhynë për të larguar prokurorin që u mor me këtë çështje. Kjo është një nga çështjet, e dorëheqjes së shefit të SHISH.

Rama është hedhur në sulm për të mbrojtur Gjushin dhe të tjerët. Largoi prokurorin Anton Martini. Prokurori largohet me ngritje në Shkodër, me shpresën për të shpëtuar Gjushin nga prangat.

I kërkoj prokurorit të përgjithshëm nëse lëvizja e Martinit është bërë nën presionin e Edi Ramës. Ka prova për kriminalizimin e qeverisë shqiptare. PD do të çmontojë lidhjet e Ramës me krimin. Shqiptarët e panë me zë e figurë si Rama mbrojti Tahirin nga akuzat e antimafies italiane.

Loading...

Lini nje pergjigje