Ka marrë tjetër rrjedhë grabitja e kasafortës së teatrit Skampa në Elbasan, thyerja e derës së pasme dhe rrëmbimi i parave nga kasaforta.
Sipas disa burimeve, janë grabitur 4 mijë euro, por jo të teatrit, por të financieres. Sipas Report tv, ajo është shprehur në polici se shumën ia kishte dërguar ditën e djeshme i vëllai nga Gjermania dhe i kishte lënë në kasafortë për siguri, pasi bankat ishin mbyllur në fundjavë. Financierja ka deklaruar të ardhurat e teatrit nga biletat nuk mbahen në kasafortë, por dërgohen menjëherë në bankë.
Policia sapo është informuar nga punonjësit e teatrit për grabitjen ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë teatrit, pasi institucioni nuk ka, për të identifikuar autorët.