Gjendet kufoma në Itali, familjarët e avokatit Muço: Nuk i përket atij

0
182

Më herët gjatë ditës së sotme mediat italiane raportuan se ekziston dyshimi se kufoma e gjetur në Leçe, e gjymtuar, pa kokë dhe e zhveshur, mund të jetë e avokatit shqiptar Besnik Muço.

Por familjarët e avokatit janë shprehur se nuk kanë marrë njoftim zyrtar nga autoritetet italiane.

Ata hedhin poshtë mundësinë se kufoma mund të jetë i familjarit të tyre.

Do të jenë analizat e ADN-së ato që do hedhin dritë mbi ngjarjen.

“Trupi është shumë i gjymtuar dhe duket se nuk ka kokë. Ai gjithashtu nuk ka rroba. Prandaj është e pamundur të identifikohet nga autoritetet në Leçe, të cilët e vendosën trupin në frigoriferin e morgut të qytetit”, raportojnë mediat italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here