Apeli i Shehut: Të dënohen ata që përfitojnë nga kanabisi, amnisti kultivuesve

0
135

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka propozuar të amnistohen të gjithë fshatarët e thjeshtë, kultivues të kanabisit dhe të ndëshkohen përgjegjësit dhe përfituesit e vërtetë. Përmes një statusi në Facebook, Shehu thotë se qeveria, Kuvendi dhe Presidenti duhet të dakordësohen për një amnisti të gjerë për të gjithë fshatarët e thjeshtë të dënuar apo jo deri më tani.

 

 

Statusi i Tritan Shehut: 
THIRJE PER AMNISTI NDAJ TE GJITHE FSHATAREVE TE THJESHTE, KULTIVUES TE KANABISIT, NDESHKIM PER PERGJEGJESIT!
Qeveria, Kuvendi e Presidenti duhet te dakortesohen per nje amnisti te gjere per te gjithe fshataret, kultivues te thjeshte te kanabist, te denuar apo jo deri me tashti.
Burgjet jane me mijera te tille gjynahqare, qindra jane ne arrati, mijera jane nen terror nga shtetare; te cileve u kane paguar dhe “haracin”.
KRIMINELET E PERGJEGJESIT E VERTETE PO SHTOJNE PASURINE.
Zyrtaret e shtetit, pergjegjes dhe te ndeshkueshem per kete veprimatri edhe sipas ligjit 9559, neni 1, pika 3 i vitit 2006, nuk po pesojne asgje.
Dje ne Tepelene e Memaliaj, banore te varfer, pa shprese, te keq perdorur edhe ne ceshtjen “kanabis”, me ngriten pikerisht keto probleme.
ASNJE MASE PER TE DY KRYETARET E BASHKIVE PERKATESE, TERMET PECI E DURIM ROSHI, AS PER DREJTUESIN E KOMISARIATIT TEPELENES EMILIANO PASHAJ, NDERSA AI I MEMALIAJT ARGENT SHYTI “GRADOHET” NE DIBER.
I shtohet kesaj ne Qark edhe drejtuesi i sapo emeruar i komisariatit te Permetit, Feliks Hysi me te njetat probleme ky kur drejtonte policine ne Lac.
PADREJTESI DHE VETEM PADREJTESI KETO.
Amnistia duhet realizuar per ata qe u keq perdoren dhe vazhdojne te keq perdoren.
Drejtesia duhet te godase stimuluesit, organizatoret, protektoret e perfituesit e vertete te kesaj masakre masive droge e krimi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here