Meta me ambasadorët: Konsolidim politikës së jashtme, ja çështjet ku mund të përqëndroheni

0
135

Presidenti Ilir Meta vurin theksin sot në konsolidimin e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Gjatë një takimi me ambasadorët e Shqipërisë në kuadër të diplomacisë ekonomike, Presidenti kërkoi nga diplomatët që të jenë një shembull i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit.

Meta theksoi se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një zhvillim i rëndësishëm. Referuar Maqedonisë, Meta tha se Shqipëria mbështet integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

Në lidhje me Kosovën, Meta theksoi se përparimi i Kosovës është një zhvillim shumë i rëndësishëm.

“Demarkacioni me Malin e Zi është një nga kushtet që duhet të përmbushet për liberalizimin e vizave. Nuk është zgjidhje që qytetarët e Kosovës të marrin nënshtetësinë shqiptare për të përfituar nga lëvizja e lirë. Shpresojmë që pas zgjedhjeve lokale atje, politika e Kosovës t’I japë zgjidhje kësaj çështjeje”, tha Meta.

Në vijim ai shtoi se bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit duhet të konsolidohet, sidomos në çështjet e përbashkëta, të tërheqim më shumë vëmendje dhe mbështetje jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.

Në vijim, Presidenti tha se vëmendjen ndaj Shqipërisë ne mund ta tërheqim edhe përmes artit, kulturës dhe sportit. Në këtë drejtim, Meta theksoi se përmes këtyre fushave ne mund të përmirësojmë imazhin e vendit tonë, i cili më pas do të ndikojë pozitivisht në tërheqjen e vëmendjes përsa i takon diplomacisë ekonomike.

“Duhet të bëjmë gjithçka për të promovuar turizmin apo resurset e vendit tonë, për të rritur interesin e investitorëve të ndryshëm drejt Shqipërisë”, tha Meta.

Në vijim ai shtoi se një nga pjesët më vitale dhe të kualifikuar të shoqërisë sonë ndodhet jashtë Shqipërisë dhe kjo përbën një problem për resurset njerëzore. “Një administrim më i mirë i marrëdhënieve me ta do të kishte një efekt të jashtëzakonshëm për promovimin e Shqipërisë dhe thithjen e investimeve të huaja në vend”, tha Meta.

Presidenti tha se viti i ardhshëm është ai i Skëndërbeut dhe shpresoj që shqiptarët të bashkohen edhe më shumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here