Ku është Saimir Tahiri? Prokuroria parashikoi largimin, por nuk kërkoi bllokim pasaporte

0
274

Ish-ministri i Brendshëm nën hetim, Saimir Tahiri u largua në Gjermani, udhëtim për të cilin avokati i tij nuk kishte dijeni.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur kërkoi autorizim për arrestimin e ish-ministrit, i druhej një largimi të mundshëm.
Kuvendi mori vendim për të lejuar kontrollin personal dhe të banesës për deputetin, por pa e shoqëruar këtë me kërkesën për bllokim pasaporte.
Pas ndryshimeve ligjore për kufizimin e imunitetit të deputetëve, masa e sigurisë “ndalim largimi jashtë vendit”, pra bllokimi i pasaportës nuk ka nevojë për autorizim nga Parlamenti.

Por prokuroria nuk ia kërkoi këtë gjykatës. Pse? Parlamenti nuk e autorizoi arrestimin, por as Prokuroria nuk ia bllokoi pasaportën. Ndërkohë që publiku me të drejtë pyet sot: Ku është Saimir Tahiri?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here