Deklarata e fortë e Presidentit Meta: Kujdes po na monitorojnë për…

0

Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me ambasadorët në kuadër të diplomacisë ekonomike, tha se Shqipëria është nën monitorimin e vendeve të BE-së përsa i takon respektimit të rregullave në kuadër të liberalizimit të vizave.

Loading...

Në fjalën e tij, kreu i shtetit tha se nëse Shqipëria do të ndërmerrte çdo veprim emocional, përfshi dhe asaj të pajisjes së shqiptarëve nga Kosova me pasaporta të Republikës së Shqipërisë, jo vetëm nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës, por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.

Meta tha se Shqipëria duhet të vijojë të përpiqet për të përmbushur 5 prioritetet për çeljen e negociatave.

“Besoj tek eksperienca juaj, do të jeni shembull bashkëpunimi”, iu drejtua Meta ambasadorëve.

Loading...

Lini nje pergjigje