Vasili: Qeveria po lan borxhet e klientëve të saj

0
123

Pak orë pasi mazhoranca miratoi në parim buxhetin e vitit 2018, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili pati një komunikim me gazetarët.

Vasili u shpreh se qeveria po i shpërndan lekët e buxhetit tek klientët e saj, pasanikë të mëdhenj, duke u kthyer në një larëse borxhesh.

“Qeveria humbi dje të gjitha mundësitë politike për të orientuar rrugën ku do ecë vendi, nuk ka më para, po i shpërndan tek pasanikët e mëdhenj klientë.

Qeveria është kthyer në një institucion që iu lan borxhet pasanikëve, i heq vetes të drejtën të zhvillojë jetën e vendit. Pra është kthyer thjesht në larëse borxhesh.

Ne s’kemi nevojë për kryeministër, praktikisht e shihni që bën vetëm humor, është gjithnjë e më shumë gaztor”,- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here