Vasili: Qeveria po i shpërndan paratë tek pasanikët e vet, shkarkimi i Zgurit e të tjerë, artifice për të hequr vëmendjen

0
104

Petrit Vasili, kryetari i Grupit parlamentar të LSI, ka dalë sot para medias për të shprehur shqetësimin e tij të madh për projektbuxhetin 2018 që u miratua në parim nga mazhoranca. “Dje u shënua armiqësia mes qeverisë e klientëve të saj dhe familjes shqiptare, e cila mori shuplakë shumë të rëndë shoqëruar me depresionin e madh të mungesës së shpresës”.

I pyetur nga mendja se si i konsideron zhvillimet e tjera politike, Vasili tha se “të gjitha të tjerat janë artifica për të hequr mendjen nga trafiku i drogës;  Shqipëria nyje e trafikut të heroinës. Gjithkush duhej të përlotej kur të shihte fëmijën e Bulqizës me gurë në krah që Kryeministri pati paturpësinë ta mohonte…Ç’na duhet neve shkarkimi i kryetarit të KQZ, kur Kryeministri i thotë policëve hiqni kapelet e mblidhni votat?!

Sot Ponc Pilati në krye të qeverisë po shpëlan duart nga ish-ministri….: Jo ia lashë drejtësisë, jo…” Ndërkohë që ai vuri mburojë 75 vota për ta penguardrejtësinë. Artificet e KQZ nuk i mbulojnë këto.

Pyetje: A jeni ju për zgjatjen e mandatit të kryeprokuroti Adriatik Llalla?

Për këtë unë kam vetëm një përgjije: Çfarë përgjigje do të marr për këto tri çështje që ka ngritur LSI-ja për Buxhetin. Nëse unë marr përgjigje pozitive, atëherë kësaj qeverie i dhemb sadopak për shqiptarët. Zgjedhjen e Kryeprokurorit dhe të tjerat i ka ligji shumë të qarta.

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here