Vasili: Për herë të parë dje dëgjuam dhe u faktua në Parlament se biznesi u bë partiak

0
138

Petrit Vasili konference per mediat

 

Ju falënderoj të gjithëve për praninë tuaj në këtë bashkëbisedim. E quajta shumë të rëndësishme që të takoheshim se bashku pasi dje ka ndodh jo thjesht dhe vetëm miratimi nga qeveria i buxhetit por është përjetuar një nga momentet më të vështirët jo vetëm për të tashmen por dhe për të ardhmen e vendit pasi fatkeqësisht në mënyrën si u projektua projektbuxheti, si u prezantua dhe çfarë ai u demonstroi shqiptarëve u bë shumë e qartë që qeveria dhe pasanikët, klientë të saj, u vendosën përfundimisht në njërën anë dhe të tërë shqiptarët e thjeshtë të zakonshëm u vendosën në anën tjetër. Praktikisht u vendosën dje në mënyrë të qartë kundër njëri-tjetrit. Së dyti dje, familja shqiptare jo vetëm u varfërua dhe më shumë po përfundimisht humbi dhe shpresën dhe mund të konsiderohet pa asnjë nxitim buxhet i cili ecën në rrugën e shkatërrimit të familjeve shqiptare, arsye shumë e thjeshtë, familja e thjeshte përjeton vështirësi të mëdha të karakterit ekonomik të përditshme edhe vështirësi ekonomike që e gërryejnë atë dhe janë burim i konfliktit të përditshëm. Janë arsyeja themelore pse prindërit kanë vështirësi tu përmbushin nevojat minimale fëmijëve dhe pse ekziston ai konflikti i vazhdueshëm familjar për mos përmbushjen e këtyre nevojave bazike, i cili konflikt dhe e cila familje pret gjithmonë një shpresë nga qeveria.

Dje këtë përgjigje nuk e patëm përkundrazi panë sesi egërsisht qeveri përsëri ndau dhjetëra, qindra milionë euro për koncesione dhe për klientë të mëdhenj pasanik të saj dhe asgjë, asnjë lëshim asnjë lëshim për familjen shqiptare. Kur ndodhte kjo gjë, kjo ndoshta kur paralelisht me ne, po doli live ndërkohë që qeveria këpuste dokrrat e radhës po live në ekonominë më të madhe botërore, SHBA, propozoi planin më të rëndësishme historik, mbas 30 vjetësh shtetet e bashkuara për uljen e taksave nga 35% në 20%. Ekonomia më e fuqishme e globit, sigurisht qytetarët. Ekonomia më e fuqishme e globit, sigurisht qytetarët amerikanë janë shumë më të pasur se qytetarët shqiptarë. Ekonomia amerikane është një ekonomi që udhëheq botën dhe propozoi në mënyrë drastike uljen e taksave nga 35 në 20%. Arsyeja ishte i shpjegimit të administratës TRUMP për këtë çështje. Ne e dimë gjykimin që ka kryeministri i vendit për administratën Trump, por Trumpi është një e mirë për amerikanët nuk është një fatkeqësi siç thotë kryeministri ynë i çartuar. Trumpi e shpjegoi shumë mirë, që nëse ekonomia amerikane do të dëshironte dhe ka qëllim të dyfishohet pra nga 2% në 4% kyçi është ulje e taksave. Ndërkohë në Shqipëri ndodh e kundërta. Njëherazi ne kemi propozuar në mënyrë të qartë që ky konflikt shumë i madh ndërmjet familjes shqiptare në një anë dhe klientëve pasanike nga ana tjetër, që të ketë një zbutje në raport me këtë gjë kemi propozuar që elementet bazike të marrin një përgjigje, ndaj kemi propozuar qartë dhe prere që TVSH mbi ushqimet e shportës për shqiptarin që na ndjek dhe për shikuesit tuaj që ushqimet e shportës janë vaji, mielli, sheqeri, orizi dhe të gjitha ushqimet e mbijetesës pra TVSH e tyre të ulje katër herë nga 20 në 5% pasi 4% e mban Italia fqinje në vend shumë i fuqishëm, një nga fuqitë ekonomike botërore dhe mjaft vende të BE. Dhe orientimi i tyre është që të jetë në nivelin nga 5-10 % ne e kemi 20% duke pasur popullsinë më të vjetër në Europë sipas gjithë statistikave. Gjithashtu kemi kërkuar që biznesi i vogël i cili është dhe ai biznes kapilar që siguron mbijetesën e shqiptarëve se pasi janë biznese mbijetese, ku prindër dhe kushërinj të afërm me njëri-tjetrin mblidhen në një biznes për të mbijetuar që të rrisin familjen e tyre. TVSH e tyre të mos aplikohet në nivelin 20 milionë lekë siç thotë qeveria flas me të vjetra, deri në 50 milionë lekë. Kjo kërkesë dhe ky amendament i yni përkon plotësisht me atë që banka botërore dhe FMN thonë. Që ulja e madhe do të shtonte informalitetin. Për një mijë arsye për rritje e shpenzimeve financiare mbi këto biznese për pamundësi teknike dhe të administratës tatimore për ti evidentuar e monitoruar këtë situatë. Dhe njëkohësisht do sillte varfërimin dhe pse jo falimentimin e tyre i cili ka ndodhur dhe po ndodh në masë. Gjithashtu ne kemi qenë shumë të qartë në të gjitha kërkesat tona dhe një kërkesë tjetër e cila është shumë e fortë dhe e kuptueshme dhe për të gjithë ju që jeni këtu, kemi kërkuar që mos të rritet në masën 300% taksa e banesës e cila shkon nga 15 dollarë në 45 dollarë. Dhe kemi kërkuar që taksa e banesës të jetë 0. Është propozuar dhe është bërë zero në Italinë fqinje, një shtet me 60 e disa milionë banorë, një nga 10 ekonomitë më të fuqishme të botës. Shqiptarëve të varfër duhet tu rriten 300%, për çfarë arsye se duhet të merreshin këto procedura të shpejta, të tre qindfishoheshin taksat që ti ndajmë prapë me koncesione.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja. Ne kemi dëgjuar dhe ju keni dëgjuar, unë nuk kam qenë pjesë e këtij kori edhe në kohën kur kemi qenë në aleancë me PS. Përsa i takon një shërbimi shumë të madh, të rëndësishëm jetik për shqiptarët siç është shërbimi shëndetësor. Një shërbim që e ndjek shqiptarin që nga lindja deri në mbarim të jetës së tij. Është bubullitur më ndjeni për mungesën e edukatës, është dërdëllitur tepër për mjekësinë falas. Nuk ka shqiptarë që nuk e ka dëgjuar. Ju jeni të gjithë gazetarë me eksperiencë të gjatë dhe e dini që një shqiptar të vetëm që nuk e ka dëgjuar nuk e keni. Sot nuk kemi shëndetësi falas, nuk është nuk ka për të qenë dhe nuk do jetë kurrë. Ky buxhet ishte konfirmimi përfundimisht kjo tezë ky mashtrim i madh mbarëpopullor përfundmisht është diskretituar e ka rënë. Përsëri edhe buxheti i këtij viti që do ishte buxhet i parë i tepsisë, e timonit e këtyre dënglave të këtyre se të zotë vetëm për këtë gjë janë provoi përsëri që kemi të njëjtin model të organizimit të madh shëndetësor të vendit, me sigurime shëndetësore dhe me buxhetim nga shteti, saktësisht reforma e ndërmarrë në vitin 2010 me ligjin themelor të riorganizimit financiar të shëndetësisë shqiptare.

Pra për të gjithë këtë mashtrim të madh të padëgjuar ishte së paku vendi që një herë të vetme të pranohej publikisht që ‘ishte thjesht dhe vetëm një mashtrim. Ky mashtrim ra dhe të vazhdojmë të ecim përpara me një reformë, e cila është e konsoliduar, kërkon punë, kërkon përmirësime të mëdha të sistemit.

Dhe e dyta që lidhet me shëndetësinë. Përsëri nuk ka qoftë edhe një vepër të re infrastruktore në shëndetësi. Kaluan 4 vite pa bërë asnjë vepër të re shëndetësore, asnjë spital të ri, asnjë vepër të qenësishme, asnjë revolucion të teknologjisë si ai që ndodhi në vitet 2011-2012 me të gjitha teknologjitë e larta mjekësore dhe me një sëri spitalesh që u ndërtuan. Nuk ka para për të ndërtuar spitale. 100 milionë euro çdo vit që ndajmë për koncesione mjaftojnë për të bërë dy spitale super modern vit për vit.

Përfundimisht u provua qartë që ky është buxheti i një armiqësie të madhe shoqërore, një armiqësie ndërmjet qeverisë dhe pasanikëve të mëdhenj, klientë të saj dhe familjes shqiptare nga ana tjetër. Familja shqiptare ka marrë një shuplakë shumë të rëndë të radhës, të shoqëruar edhe me depresionin e madh të mungesës së shpresës. Pra nuk shikon dot më një qeveri që i jep shpresë.

Ky buxhet shënon edhe fundin e qeverisjes për një arsye shumë të thjeshtë. Në fund të vitit 2018, kur të paraqitej buxheti i radhës, unë nuk besoj se kjo qeveri do të arrijë ta paraqisë buxhetin e 2019-s por ta marrim në hipotezë, nuk do të na duhej fare të kishim një Kryeministër. Secili nga ju mund të pajtonte një financiar të zotin, pasi ai do të bënte vetëm një detyrë: shpërndarjen e parave të koncesioneve. Para buxheti shteti nuk do të kishte më. Qeveria ka humbur dje përfundimisht të gjithë mundësinë politike për të orientuar prioritetet, për të orientuar strategjitë, për të orientuar veprimet dhe rrugën ku do të ecë vendi dhe vizionin e tij, pasi nuk ka më para. Paratë i ka shpërndarë dhe po i shpërndan te secili prej pasanikëve të mëdhenj klientë. Kjo çështje e kthen përfundimisht qeverinë thjesht dhe vetëm në një institucion që i lan borxhet shumëvjeçare këtyre pasanikëve dhe i heq vetes çdo të drejtë dhe çdo instrument që ajo të zhvillojë jetën e vendin, jetën shoqërore, jetën ekonomike dhe drejtimet prioritare ku vendi do të ecë. Thjesht është një larëse borxhesh.

Praktikisht ne nuk kemi më nevojë për Kryeministër. Dhe Kryeministri ka shumë të drejtë që bën vetëm humor, ka atë pozicionin e tij të gaztorit të shpëlarë. Si çdo zanat që nuk di ta bëjë, qoftë atë të Kryeministrit, atë të piktorit u provua nga kritika e huaj që as atë nuk di ta bëjë, qeveritarin nuk e ka bërë ndonjëherë. Reforma po nuk i lexon. Dhe në të gjitha pikëpamjet ka të drejtë sepse një njeri i mjafton vetëm një ministër apo drejtor tek financat që të ndajë paratë, kjo pjesë pastaj është estradë tragjike qeveritare. Pra, dje kemi përjetuar një ngjarje shumë të rëndë, që ka vrarë përfundimisht shpresën dhe iluzionet e kujtdo. Dhe dje ka qenë shuarja e çdo iluzioni në lidhje me të ardhmen e kësaj qeverisjeje.

 

  1. Vasili, a njihni ndonjë oligark me emër të përveçëm që po përfiton nga kjo paketë fiskale e qeverisë?

Nuk më interesojnë fare emrat e përveçëm. Dje për herë të parë kam dëgjuar që më në fund biznesi u bë partiak. Në konceptin tim dhe të forcës politike në të cilën u bëj pjesë biznesi është biznes, ka një raport me ligjin. Mund të jetë i ndershëm, mund të jetë i pandershëm. Në një botë të kriminalizuar të gjithë janë të dyshuar. Ka kryeministra të inkriminuar, ka ministra të inkriminuar, mund të ketë dhe biznesmenë të inkriminuar. Kryesorja dhe mbi të gjitha për mua dhe për LSI-në është që biznesmenët nuk kanë parti. Kanë një raport korrektese me ligjin, janë evazorë apo jo, burimi i parave të tyre është i pastër apo i pisët. Dhe këtë gjë nuk e përcakton Kryeministri, i cili ka idenë e një njeriu super njeri, shpërdoruesit të madh të pushtetit që në rast se i jep një koncesion dikujt natyrshëm ky njeri është korrekt, është i pastër dhe nuk ka asnjë problem. Nuk është Kryeministri që duke dhënë koncesionin apo lejen e ndërtimit të radhës jep edhe amnistinë e radhës për biznesmenin e radhës. I bie që meqenëse në Tiranë apo në qytete të tjera janë mbjellë, në qeverisje të ndryshme, pemë të ndryshme te kemi ca plepa apo ca lajthi apo ca molla që janë të kësaj partie apo ca të një partie tjetër. Na bie që të kemi me teser partie edhe pemët e rrugës.

 

Ju thatë që ky buxhet shënon fundin e qeverisë. Buxheti i miratua. Nga ana e PD-së është shprehur hapur për përgatitjen e protestave. A do të jetë edhe LSI mbështetëse e këtij aksioni opozitar apo do të presë që kjo qeveri të bjerë vetë?

Sot me mirëkuptimin tuaj, ne do vazhdojmë të qartësojmë fare mirë se çfarë po ndodh me paratë e shqiptarëve. Reagimi publik ishte shumë i fortë në sallën e parlamentit me të gjitha format dhe mënyrat e jo thjesht si reagim. Pyetja tradicionale është a do bëjmë protestë apo jo. Ne kemi qenë pjesë e reagimit të madh popullor. Para pak ditës, ne kemi pasur Konventën tonë me qindra e mijëra njerëz, të cilët janë njëherazi refuzues të prerë dhe të rreptë ndaj këtij pushteti, por nuk është ky problemi. Problemi është që sot nëpërmjet jush duhet ditur që çdo familje shqiptare ka marrë nga një shuplakë.  Nuk ka marrë një ndihmë, por ka marrë një moment dëshpërimi e jo një moment të ri shprese. Një pjesë kanë fëmijët e tyre, ku këta fëmijë janë të detyruar të shkruajnë deri në fundin e faqes për të mos blerë fletore më shumë. Unë jam një prind vetë para se të jem politikan. Në rast se i ikim këtij dimensioni dhe nëse nuk mendojmë për këto qindra milionë euro që janë gjaku dhe djersa e shqiptarëve, ne nuk bëjmë asgjë për Shqipërinë. Kryeministri ynë ka fituar një status shumë interesant dhe është për tu pasur zili, që flet çdo lloj budallallëku e idiotësie dhe thonë që s’ka gjë se ai ashtu flet. Ai tha “ne (qeveria) po i  japim paratë për shërbime më të mira”. Ai mendon se lekët e këtij buxheti janë të tijat, nuk e di që ato janë paratë që dalin nga gjaku dhe djersa e biznesit dhe shumë njerëzve që robtohen nga taksat, tatimet dhe sigurimet që paguajnë. Pra, kemi një njeri që mendon se ka disa para dhe ato janë prona e tij. Ky është një shqetësim mbarëpopullor. Pronarët e mediave që ju përfaqësoni, paguajnë detyrimet e tyre. Por kryeministri sapo i merr, thotë që janë të tijat. Ai nuk e di që  janë gjak dhe djersë e një detyrimi të madh politik, publik dhe shoqëror, për tu përdorur çdo qindarkë i tyre në të mirë të qytetarëve. Për këtë gjë, ne duhet të mendojmë se çfarë mesazhi morëm. Çfarë stimuli morëm? Mori një stimul shumë apo optimizëm shumë që të zgjerojmë aktivitetin e biznesin apo panë se si fleta të mëdha parash u ndanë disa njerëzve? Këtë lloj shteti? Këtë lloj shteti, secili nga ju mund ta drejtojë. Ky buxhet sapo të hyjë në fuqi që në janar, disa qindra milionë do tu ndahen njerëzve pa bërë asgjë. Iu kam shpjeguar dhe profesionalisht. Pse janë shkatërrimtare buxhetet në shëndetësi? Po pse janë disa njerëz që nuk kanë lidhje me shëndetësinë, as profesionale e as shpirtërore? Më ktheni përgjigje nga më monstruozet, të cilat e dërrmojnë dhe tundin kolonat e një sistemi shumë të madh si ai shëndetësor, ku të gjithë ne për qëllimet tona përplasemi atje. Kjo është situata.

  1. Vasili më duhet t’ju kujtoj që në vitin 2011 kur u publikua në media videopërgjimi i famshëm Meta-Prifti, PS-a atëherë në opozitë ka bërë një protestë në shesh që ndodhi 21 janari. Ndërkohë, disa përgjime mediatike implikojnë ish- ministrin e brendshëm dhe asgjë nuk ndodh. Nuk ka protesta e reagime përveç komunikimeve të ngjashme si këto të sotmet apo reagime në rrjete sociale. Si mendoni ju ta rrëzoni qeverinë kur thoni që në vitin 2019 nuk do mund të sjellë buxhet tjetër e nuk do jetë akoma në pushtet?

Kjo është shumë e thjeshtë, duke pasur në aleancë mbarëpopullore të gjithë ju. Në qoftë se ju taksoheni egërsisht dhe varfëroheni, sigurisht që ju do jeni aleatët të LSI-së. Gjithashtu edhe të gjithë ata që shikojnë se paratë e tyre ndahen në koncesione apo biznesmenëve që u vihet tesra e partisë. Dje, dëgjuam që u ndanë teserat e partive të biznesmenëve. Ne dinim që biznesi e media është një botë e tërë që funksionon jashtë partive dhe i gjithë ky është një shqetësim mbarëpopullor. Në rast se ka njerëz që janë të qetë e që paratë e tyre do falen e do ndahen lart e poshtë, kryeredaktorë tuaj do u vihet tesera e partisë në ballë, atëherë kjo Shqipëri e shëmtuar dhe e përçudnuar që nuk ka lidhje me kapitalizmin është Shqipëria e askurrkujt, por vetëm e një kryeministri dhe ca pasanikëve që vjedhin dhe  janë vetëm 2% e popullsisë. Pjesa tjetër, 98%-shi ka marrë vetëm pëllëmba. Pra, kjo është strategjia. Të gjithë të shqetësuarit kanë një mundësi për të protestuar. Ai që do jetë i zoti të protestojë në shesh, disa në rrjete sociale, tjetri do protestojë tek zyra ku i kërkojnë taksat e tatimet e pandershme e dikush tjetër tek check-up që shënohen kur ndërkohë nuk janë bërë. Nuk ka një shqiptar të qetë në këtë situatë. Ata që janë shumë të qetë dhe të lumtur me qeverinë, sigurisht që nuk do protestojnë. Kush është i lumtur që taksat t’i ketë më të larta? Kush është i lumtur që i tundin teserën e partisë për të mbaruat çdo punë? Kush është i lumtur që ta grabisin? Kush është i lumtur që qeveris trafikimi? Kush është i lumtur që shikon se si qeveria e mbron trafikimin? Ata nuk do protestojnë. Por ne mendojmë se fajtorët duhet të shkojnë përpara drejtësisë që të çrrënjoset droga në këtë vend. Kjo është një kambanë alarmi për të gjithë. Dje, një media zvicerane shumë e njohur kishte një artikull shumë të rëndë. Çdo ditë mediat më të njohura botërore janë të shqetësuara për Shqipërinë thellësisht. Kur mediat janë kaq të shqetësuar, ne shqiptarët duhet  të jemi në një shqetësim shpërthyes.

  1. Vasili me të drejtë një opozitë refuzon qeverinë, por a do refuzoni ju të jeni pjesë e reformave gjithëpërfshirëse si Reforma Zgjedhore? Kujtoj për shembull rastin e Partisë Demokratike e cila refuzoi të jetë pjesë e reformës Administrative territoriale.

Nuk kemi refuzuar asnjë reformë. Refuzimi i reformave, për të qenë të sinqertë me njëri-tjetrin, nuk ka lidhje me ne. Reformën Zgjedhore më të fundit e cila u sabotua përpara zgjedhjeve të 2017-ës, e sabotoi Partia Socialiste. Reforma nuk u mbajt, nuk u krye dhe nuk u zgjidh. Ne e penguam? Për sa i takon neve si forcë politike, ju e dini që për herë të parë në Komisionin për Reformën Zgjedhore një vit e gjysmë përpara zgjedhjeve u vu në lëvizje, u nxor urdhri e u promovua me fuqinë më të madhe nga Ilir Meta, ish kryetari i LSI-së në atë kohë.  Ky është fakt publik. U sabotua nga Partia Socialiste deri sa shkuan në zgjedhje pa Reformë Zgjedhore. Pra, sabotuesit e vërtetë kanë një emër, janë në pushtet dhe quhet qeveria e rilindjes. Kërkojini dhe pyetini që a do vazhdojnë të sabotojnë në mënyrë që Shqipëria mos të ketë Reformë Zgjedhore  dhe që zgjedhjet të vidhen e trafikohen. Është shumë e thjeshtë situata. Jeni me votën e ndershme apo jeni me votën e blerë? Ne e kemi vendosur qartazi votën e ndershme që shqiptarët ashtu siç e hedhin, ashtu edhe të lexohet e të numërohet. Për këtë arsye, ne jemi në vëmendje të mediave jo vetëm shqiptare, por edhe mediave më të mëdha botërore duke filluar nga Neë York Times. Ju besoj duhet të keni një shqetësim të madh. Edhe kolegët tuaj jashtë Shqipërisë po shahen dhe po pështyhen si gënjeshtarë të një kryeministri të çmendur. Shikoni se si përgënjeshtrohet, se dhe ju jeni profesionistë,  me imazhe, filmime, fotografi. Kjo duhet të ishte kambanë alarmi. Do dilni ju gënjeshtarë ndonjë ditë kur të bëni ndonjë reportazh kritik për të.

Tashmë buxheti do të rikthehet në komisione ku do të diskutohet nen për nen. Cili është qëndrimi juaj dhe a prisni që të reflektohen kërkesat tuaja?

Ju në duart tuaja keni disa amendamente të LSI-së, të cilat unë I citova dhe ju I keni këtu përpara. Këta janë tre më themelorët. Kjo është raporti i LSI-së me shqiptarët. TVSH-ja për ushqimet bazë nga 20%  në 5%, ulet 4 herë. Propozimi i LSI-së është për 98% të shqiptarëve, jo për 1% të oligarkëve dhe të pasanikëve të qeverisë dhe për qeverinë. Biznesi I vogël të vazhdojë të rrijë 5 milionë, në mënyrë që të mos asgjësohet, të mos gllabërohet. Janë mijëra biznese, mijëra familje, mijëra njerëz të varfër. E kanë emrin biznesmenë të vegjël, por janë biznese të mbijetesës. Janë njerëz të varfër. Tjetra, banesa juaj e vetme, e të gjithëve juve, të mos taksohet 300% më lart siç thotë qeveria, por të jetë zero. Ky është raporti ynë me këtë buxhet, me këtë qeverisje. Ne jemi të vendosur qartësisht në anën e familjes shqiptare përkundrejt qeverisë dhe pasanikëve. Nuk duam që familja shqiptare të shpërbëhet dhe të shkatërrohet, por të jetë më e fortë dhe më e qetë.

Për tju rikthyer edhe njëherë Reformës Zgjedhore, ka një nisëm nga Partia Socialiste për të shkarkuar kreun e KQZ-së. Sa e rëndon procesin e reformës zgjedhore kjo gjë dhe a ka një qëndrim LSI?

Kam një qëndrim të vetëm, dua që këta njerëz për të cilët propozoj, të paguajnë më pak dhe të jenë më pak të varfër. Kryetari I KQZ-së në të gjithë vendimmarrjen që KQZ-ja ka, ka as më shumë e as më pak se sa një votë. Dhe të gjithë tymnajat, dhe të gjithë artificat për të tërhequr vëmendjen nga këto çështje kritike, nga trafiku, Shqipëria që kthehet në një nyje të trafikut të heroinës, nga një Shqipëri e cila ngarkon në mënyrë tragjike. Secili nga ju, nëse do të kishte një ndjeshmëri, edhe prej prindi, por edhe prej vëllai, edhe prej motre, duhej të përlotej kur shikonte atë fëmijën e Bulqizës me gurë në krah. Gjë të cilën kryeministri pati paturpësinë ta mohojë. Është një nga gjërat më të rënda që mund të ketë ndodhur. Ju flisni për Reformën Zgjedhore, ju flisni për kryetarin e KQZ-së, po për policinë që ju kërkua të hidhte kapelet, ç’më duhet kryetari i komisionit të zgjedhjeve, kur kryeministri i vendit u ka thënë punonjësve të policisë, bëni vota, lëreni rendin, bëhuni njësh me kriminelët. Çfarë do numërojë kryetari i KQZ-së? Cilidoqoftë ky. E ka emrin Klement Zguri e ka emrin Petrit Vasili, çfarë rëndësie ka? Ne na duhet të shëndoshim sistemin, edhe sistemin shoqëror i cili është rrënuar sepse familja ka marrë goditje të tmerrshme, por edhe sistemi politik, i cili është bërë pis deri në themel. Sot Ponc Pilati i cili është në krye të qeverisë po shplan dhe po lan duart nga ish-ministri. Do ta duartrokisja drejtësinë po të zbulonte, ndërkohë që vuri mburojë 75 vota për ta penguar drejtësinë për të shkuar përpara. Këto janë pyetjet e mëdha. Këtu është ndarja e madhe e Shqipërisë, që do të ndahet nga kriminaliteti dhe të kthehet në një jetë normale dhe të qetë si në çdo vend tjetër, që nuk do të sundohet as nga shantazhuesit dhe gjobëvënësit , qofshin në qeveri apo qofshin të botës së krimit. Të të gjitha formave. Ky është momenti i ndarjes dhe këtu kemi të gjithë hallin e madh do ta fitojmë këtë provën, do të fitojë e mira ndaj së keqes apo e keqja ndaj së mirës. E mira ka 3 milion në një krah. E keqja është shumë e kufizuar por ka shumë pushtet në dorë. Dhe këtu është procesi i ndarjes së madhe. Dhe këtë moment ndarjeje nuk e bëjnë dot artificat e KQZ-së.

Brenda 15 ditësh do të duhet të pozicionoheni për nëj tjetër çështje të rëndësishme që nuk është inferiore, që ka të bëjë me zgjedhjen e Kryeprokurorit të cilit i mbaron mandati. Do të jeni për një zgjatje të mandatit të Adriatik Llallës apo për mbështetje të një oferte të PS-së për të zgjedhur një kryeprokuror të përkohshëm?

Unë kam vetëm një fokus në kokën time, si kryetar i Grupit Parlamentar, si anëtar i Kryesisë së LSI-së apo si përfaqësues i LSI-së këtu në këtë bashkëbisedim me ju. Çfarë përgjigje do të marr për 3 çështjet që LSI i ka bërë amendime Paketës Fiskale. Në qoftë se do të marrim përgjigje pozitive do të jem shumë i qetë që shqiptarëve sadopak u kemi dhënë një mesazh që ka një politikë e cila ka ndjeshmëri, i dhëmb për të varfrit. Të tëra historitë e tjera janë pa asnjë lloj vlere dhe nuk meritojnë asnjë koment të asnjë lloj natyre. Legjislacioni shqiptar është shumë i qartë dhe në momentin e duhur do të bëjmë gjithçka që duhet për të mirë të procesit të të gjitha institucioneve të reja në drejtësi. Meqë e hapët këtë çështje, përpara se të bënit këtë pyetje duhet të shqetësoheni se pse Vettingu i kap nga qeveria. Ju e dini që kemi votuar kundër sepse iu shkurtuan fondet dhe të gjitha mundësitë e tjera. Çfarë ndodhi me tarifa e gjyqësorit që u rriten aq shumë saqë ua bëjnë shumë të vështirë të varfërve që edhe kur u hahet haka dhe kur të shtypen dhe të agresohen nga shteti të mos ketë para të shkojnë të mbrohen. Këto janë çështje të mëdha me të cilat lidhet reforma në drejtësi.

Për t’iu rikthyer edhe një herë shëndetësisë, mëqe ju e keni drejtuar si institucion, pjesa e koncesioneve a mund të evitohet dhe praktikisht sipas jush sa përqind e buxhetit duhet të dedikohet shëndetësisë për të ofruar shërbimin që duhet?

Patjetër shëndetësia duhet të arrijë objektivin minimal të 5% të GDP-së. Shëndetësia nuk mundet të shndërrohet në një bankë që likuidon koncesionet, sikurse është bërë. I gjithë aktiviteti zhvillimor i saj është frenuar, ka vdekur. Duke larë koncesione vit për vit, shproporcionale, të pabazuara, shkencërisht të tronditura siç është chek-up, që është një kosto shumë e larta. I gjithë aspekti zhvillimor, mbulimi i territorit, sistemi bazik i referencës dhe ai i parandalimit të profilaksisë janë tundur pasi të tëra fondet nuk janë më në duart e drejtuesve të shëndetësisë për të orientuar strategjitë ku do të ecë shëndetësia por janë në duart e pasanikëve të mëdhenj të pushtet, që marrin fetat e tyre në fillim të viti, dhe shëndetësia vetëm zbraz xhepat që në fillim të janarit dhe nuk ka më se çtë bëjë gjatë vitit. Ky është realiteti i hidhur i shëndetësisë për shkak se profanizmi, empirizmi dhe sharlatanizmi e ka zaptuar prej katër vitesh dhe nuk do ta çlirojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here