Mediat italiane artikull për Besnik Muçon: Si u zhduk avokati që hapi dosjen e ministrit shqiptar

0
175

Mediat italiane i kanë kushtuar një artikull zhdukjes që prej dy javësh të avokatit shqiptar Besnik Muço. Ai u nis me traget nga porti i Durrësit për të arritur në Bari, por familjarët kanë denoncuar në polici se ai kurrë nuk kishte arritur në destinacion.

Mediat atje bëjnë të ditur se ai ishte një njeri punëtor dhe se ishte kthyer në Shqipëri për të ndjekur profesionin. Sipas tyre ai kishte qenë ndjekur nga regjimi i kohës dhe në vitin 1997 kishte kërkuar azil politik në Itali, për shkak të porti të tij që mbante në Shqipëri.

Ata bëjnë në ditur se “Megjithatë, funksioni i tij e kishte renditur atë në radhë të armiqve të regjimit, veçanërisht pas një hetimi të hapur ndaj një ministri në detyrë në mesin e viteve 1990”.

Ata më tej shkruajnë se: “Për këtë arsye, gjatë trazirave të marsit 1997, kur ndodhi një periudhë anarkie dhe dhune në shtetin ballkanik, me shpërthimin e krimit të organizuar, prokurori, gruaja dhe djali i tij kishin ikur në Itali dhe ishin vendosur në Macerata, duke u paraqitur si refugjatë politikë në bazë të punës së bërë nga njeriu në vendin e tij të origjinës.

Në Macerata, familja është vendosur dhe ka punuar gjithmonë, në veçanti si një saldator për një kompani Piediripa, ata ja kanë nisur jetës nga e para. Atje shkuan edhen  anëtarët e tjerë të familjes, ku aty lindi vajza e dytë e çiftit. Prindërit e tij kanë krijuar një rrjet lidhjesh  miqësore në qytet, ndërkohë që fëmijët janë rritur: sot e më i madhi po përfundon kolegjin në Romë”.

Ndërsa më tej bëjnë të ditur se ai kishte 4 vjet që ishte kryer në Shqipëri, për të ndjekur profesionin për të cilin ai kishte studiuar dhe ndjekur para se të shkonte në Itali.

“Katër vjet më parë, Muço, pasi humbi punën si punëtor, donte të përpiqej të rifillonte profesionin për të cilin ai kishte studiuar në Shqipëri, duke u kthye në Tiranë dhe hapi një studio avokatësh para zyrës së Prokurorisë bashkë me një anëtar. Puna ishte e mirë, dhe Muço në mënyrë periodike u kthente në Macerata tek familja e tij”.

Por, vëllai i tij dhe gruaja kanë ngritur dyshimet e para lidhur me zhdukjen e të afërmit të tyre në rrethana të cilat janë të mbuluara me mister.

“Në mbrëmjen e 2 nëntorit, njeriu u largua nga porti i Durrësit. Ai mori  tragetin për në Bari dhe deri në orën 23 telefoni ishte i ndezur.

Që nga ajo ditë, nuk ka të dhëna për fatin e tij. Në Bari nuk arriti dot. Lidhur me situatën gruan e tij, Raimonda, e cila jeton në Macerata, paralajmëroi karabinierët, të cilët nga ana e tyre e kthyen raportin tek autoritetet shqiptare. Me hetimin fillestar u zbulua se në portin e Barit kishte një xhaketë dhe një qese brenda dokumentet italiane dhe shqiptare të Muços (që ka nënshtetësi italiane dhe kombësi shqiptare), por nuk kishte gjurmë të tjera prej tij.

Me sa duket, në Itali nuk erdhi kurrë. Policia kontrolloi apartamentin e tij në Tiranë, ku nuk u gjet asnjë anomali. Pasi ai nuk raportoi ndonjë gjë të çuditshme ndaj vëllait të avokatit, i cili i kishte folur para largimit të tij: Muço nuk kishte shprehur asnjë shqetësim dhe kishte njoftuar se do të ishte  në Itali për disa ditë. Udhëtimi i tij me traget kishte ngritur dyshimet tek gruaja e tij, pasi ai kurrë nuk udhëtonte me traget por gjithmonë lëvizte me aeroplan. Gruaja, e shqetësuar, tani është në Tiranë për të hetuar zhdukjen misterioze dhe shqetësuese të bashkëshortit të saj. Fëmijët, megjithatë, janë në qytet, me gjyshërit e tyre, duke pritur lajme”.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here