“Komunistët e falsifikonin historinë për të sunduar të tashmën”

0
198

Ekspertja gjermane për hapjen e dosjeve të STASI-t,  Hildigund Neubert, flet në konferencën “Mes apatisë dhe nostalgjisë”, në  aktivitetin Ditët e Kujtesës në Shqipëri

Përballja me të shkuarën është një proces, të cilin e kanë ndërmarrë shumë vende ish-komuniste dhe edicioni i dytë i “Ditëve të Kujtesës” synon të sjellë në vendin tonë jo vetëm diskutimin rreth kësaj teme, por edhe përvojën e vendeve si Gjermania, Bullgaria apo dhe Rumania. Pas prezantimit të ekspozitës “Propaganda në diktaturë“, e cila do të qëndrojë hapur për gjatë gjithë javës në Muzeun Historik Kombëtar, dita e dytë e “Ditëve të Kujtesës” parashikoi një konferencë me temën “Mes apatisë dhe nostalgjisë: Kujtesa publike dhe private për komunizmin në Shqipërinë e sotme”, konferencë që do të vazhdojë edhe ditën e tretë të edicionit –  më 18 nëntor.

Sondazhi i OSBE-së publikuar vitin e kaluar nxori në pah atë çka ishte dhe perceptimi i përgjithshëm i studiuesve në Shqipëri. Roli i diktatorit Enver Hoxha në historinë e vendit shihej si pozitiv nga thuajse gjysma e qytetarëve. Nga ana tjetër, sipas anketës, grupmosha 16-35 vjeç kishin një mendim më të fortë negativ për kontributet e diktatorit krahasuar me grupmoshat e tjera.

Pra nostalgjia dhe indiferenca janë të miksuara në shoqërinë shqiptare dhe kjo gjë u diskutua në nivel shkencor në konferencën që organizoi Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS).

Nostalgjia ndihet në jetën e përditshme, në komunikimin publik, apo në filmat e vjetër që shfaqen çdo ditë duke ushqyer një përshtypje sikur ajo periudhë ka qenë një periudhë kur njerëzit e kanë pasur më të lehtë jetesën, e ka bërë të nevojshme këtë përballje me të shkuarën. Si kujtojnë shqiptarët, në aspektin privat, por edhe në kulturë, në art, në muzikë, si kujtojnë në rajone, në jug apo në veri. Jam e kënaqur që kemi këtu studiuesit më të njohur të kësaj fushe, që mund të ndajnë me ne edhe përvojat e vendeve të huaja” – tha Drejtoresha e IDMC-ës, Dr. Jonila Godole, tha se në Shqipëri.

Ekspertja gjermane Hildigund Neubert, ish-komisionere e hapjeve të dosjeve të STASI-t në Gjermani rrëfeu përvojën dhe historikun e qasjes me të shkuarën në Gjermani. Ajo tha se vazhdimisht ka pasur debate, që kur u ideua dhe u aplikua “politika e kujtesës”. Neubert u ndal më së shumti te “traumatizimi i çështjeve historike“. Ajo tha se populli gjerman e kishte të vështirë, por jo të pamundur, që të përballej sidomos me të kaluarën naziste.

Sigurisht marrja me historinë s’është se i shëron të gjithë plagët e vjetra. Duhet një emancipim i brezit të ri. Adenauer ka thënë se populli duhet të jetë i ndërgjegjshëm pasi me veprimet e tij mund të formësojë fatin e vet. Pikërisht prej kësaj e dimë se çfarë force ka historia, pasi nëse ti e di të shkuarën tënde, mundet që të ndërtosh një të ardhme të sigurt. Prandaj komunistët e falsifikonin historinë, pasi mendonin se duke ndryshuar faktet mund të sundonin gjithmonë edhe të tashmen. Megjithatë gjërat kanë ndryshuar tashmë dhe ne në kohën kur kufijtë po humbasin rëndësinë e tyre, tashmë duhet të jemi bashkë në këtë temë, për një Evropë të historisë së përbashkët” – tha Neubert.

Më pas ekspertja e kujtesës për komunizmin, Assoc.Prof. Daniela Koleva (Bullgari) referoi temën “Nostalgjia post-socialiste: Çfarë është dhe çfarë duhet bërë për të?”.

Koleva foli për punën e saj në identifikimin e nostalgjisë në Bullgari. Ajo tha se kishte kryer rreth 90 intervista në periudhën 2005-2006 dhe ia bashkangjiti ndjesinë e nostalgjisë situatave ku përgjithësisht shoqëritë ndjejnë momente krize, si për shembull krizat ekonomike.

Nostalgjia është një formë e kritikës sociale. Me idealizimin e së kaluarës, i drejtohet gishti mangësive të së tashmes. Çfarë është nostalgjia post-socialiste? Inerci nga e kaluara, rezultat i socializimit me sistemin komunist, një produkt i një tranzicioni të vështirë dhe nëse ndihet nostalgji atëherë nuk ka më tranzicion, pra nostalgjia vjen pas tranzicionit, jo gjatë tranzicionit. Nëse ka nostalgji, tranzicioni ka mbaruar” – shtoi më tej ekspertja bullgare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here