Integrimi, Gjosha: Stabiliteti në rajon, jo të mbyllim sytë para realitetit

0
126

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në tryezën e rrumbullakët parlamentare mbi Ballkanin Perëndimor në Sarajevë, ka folur për Shqipërinë dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Gjosha bën me dije se vendi duhet të jetë i kujdesshëm për kartën që do ta çojë drejt BE-së.

”Gjatë diskutimit ishte me rëndësi të theksoja se duhet të jemi të kujdesshëm kur luajmë kartën e stabilitetit në rajonin tonë”,-shton deputetja e LSI-së. Kjo tryezë është mbledhur nga eurodeputetja Tanja Fajon dhe raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein

Më tej Gjosha shton se stabiliteti nuk do të thotë të mbyllim sytë para realitetit. ”Do të thotë vëmëndje më e madhe në funksionimin e shtetit të së drejtës, në konsolidimin e demokracisë, institucione funksionale dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”,-shton më tej ish-ministrja e Integrimit dhe deputete e LSI-së.

Statusi i plotë

Tryezë e rrumbullakët parlamentare mbi Ballkanin Perëndimor në Sarajevë, drejtuar nga Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein. Gjatë diskutimit ishte me rëndësi të theksoja se duhet të jemi të kujdesshëm kur luajmë kartën e stabilitetit në rajonin tonë. Stabilitet nuk do të thotë të mbyllim sytë para realitetit por do të thotë vëmëndje më e madhe në funksionimin e shtetit të së drejtës, në konsolidimin e demokracisë, institucione funksionale dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here