Deputeti Boçi: Si po i shmanget MAS shpërblimit të mësuesve

0
144

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar refuzimin e MAS për të nënshkruar kontratën kolektive për 36 mijë mësues të arsimit parauniversitar në vend. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat tha se MAS nuk e ka nënshkruar këtë kontratë pasi nuk pranon t’u paguajë mësuesve pagën e 13-të dhe t’u japë shpërblimin e fundvitit.

 

“Mungesa e kontratës së punës prej 31 majit i mban mësuesit të pasigurtë në vendin e punës. Ata janë të pasigurt, dhe ministria mund të marrë ndonjë vendim arbitrar ndaj tyre, ashtu siç edhe ka ndodhur. Qeveria refuzon t’u paguajë mësuesve pagën e 13-të dhe shpërblimin e fundvitit”, u shpreh deputeti Boçi.

 

Kujtojmë se mësuesit nuk morën shpërblim as fundvitin e kaluar, 2016, vendim kundër të cilit ata protestuan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here