Helmimi i nxënësve, Basha: Inevstimet në shkolla nuk mund të bëhen pjesë e babzisë qeveritare

0
160

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas asfiksimit të rreth 60 nxënësve në shkollën 9-vjeçare të Shupenzës në Bulqizë për shkak të tymit që ka dalë nga Kaldaja. Përmes një statusi në Facebook Basha thotë se po ndjek nga afër situatën duke shtuar edhe akuzat për qeverinë se investimet në shkolla janë si pjesë e babëzisë qeveritare.

Postimi i plotë:

Po ndjek nga afer gjendjen e nxenesve te gjimnazit te Shupenzes, te asfiksuar ne oren e mesimit nga gazi karbonik. Duke ju uruar sherim sa me te shpejte te rinjve qe po marrin mjekim ne Bulqize dhe Peshkopi si dhe per nxenesen e sjelle ne Tirane ne gjendje me kritike se te tjeret, shpreh keqardhjen dhe revolten per pasigurine e ambjenteve qe vene ne rrezik shendetin e nxenesve ne shkolla. Investimet ne shkolla nuk mund te behen pjese e babezise qeveritare qendrore apo lokale. Deputeti i Partise Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ndodhet ne Diber per te qene prane nxeneseve dhe familjareve te tyre dhe per te marre informacion te detajuar mbi pergjegjesit e asfiksimit te 60 nxenesve te Shupenzes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here