Standard.al

Wikileaks/ Çfarë deklaronte Majko për Ramën në Ambasadën e SHBA në 2009…

0

Një kabllogram i ish-ambasadorit amerikan John Withers është publikuar sot. Ky kabllogram i publikuar nga Wikileaks, mban datën 8 Korrik 2009. Ai është shkruar nga ish ambasadori Withers, dhe i drejtohet Sekretarit të Shtetit, CIA-s, NATO-s dhe disa institucioneve të tjera.

Ish ambasadori bën një përshkrim të politikanëve kryesorë në Shqipëri. Materiali u publikua në “Të paekspozuarit” dhe ajo që bën përshtypje është një deklaratë që Pandeli Majko i ka bërë ambasadës për Edi Ramën, nëse ai do të arrinte të formonte qeverinë.

“Majko pretendon se, Rama do t’i paraqesë ambasadës, një listë me ministra potencialë, për aprovim, përpara se të ndajë postet. Në mënyrë që të afrohet me komunitetin ndërkombëtar, Rama do të krijojë një kabinet me imazh pozitiv, ku të ketë diversitet dhe do t’i japë më shumë influencë personave karizmatikë dhe me lidhje të afërta me SHBA-në… sipas Majkos”,  thuhet në kabllogramin e Withers.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.