Standard.al

Topalli kritikon ambasadorët e huaj: Në cilin vend të botës kërkojnë të hyjnë në mbledhje

0

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë sot se në cilin vend të Botës ndodh që ambasadorët të kërkojnë të jenë pjesë në një mbledhje. Topalli ka ndërhyrë me pyetjen gjatë emisionit në Neës 24 ku po diskutohej mbi rolin e ambasadorëve në politikën shqiptare. Pyetja e Topallit kishte lidhje me situatën e krijuar vitin e kaluar, kur të paktën dy ambasadorë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, morën pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare, përpara se Kuvendi të votonte vetingun dhe reformën në drejtësi.

“Në cilin vend të botës ambasadoret kërkojë të jetë në një mbledhje?”, ishte pyetja e ngritur nga Topalli.

Ndërkohë, ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu  ka shkuar edhe më tej kur e ka sqaruar këtë pyetje.

“E ka fjalën për mbledhjen e grupit parlamentar, por për të mos e lënë me kaq, nuk e di se ne cilin vend te botes kryetari i grupimit politik te Partive Popullore apo komisioneri kërkon të ndërhyjë me një videokonference në mbledhjen e grupit parlamentar. Josef Daul bashkë me komisionerin Hahn kanë qenë për më shumë se një orë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD live”, tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.