Shumë i pasur me vlera ushqyese, ja si duhet ta konsumoni ftoin

0
357

Një frut i vendeve të ngrohta dhe shumë i shijshëm, ftoi, ashtu sikurse shumë fruta të tjerë, ka vlera të mëdha ushqyese për trupin tonë.

Vlerat e vërteta të ftoit mund t’i marrim duke e konsumuar atë bashkë me lëkurën, duke qenë se është i pasur me lëndë të shumta ushqyese, si vitamina, minerale, përbërës fenolikë, antioksidues dhe fibra dietike.

Ndihmon në rënien në peshë

Një mënyrë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin dhe rënë në peshë është të përmirësoni tretjen. Ftoi është i pasur në fibra dietike, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë sistemin tretës. Do të keni më shumë energji dhe do të humbisni më shumë peshë duke përmirësuar shëndetin digjestiv.

Parandalon sëmundjet gastrointestinale

Përveç se ndihmon në procesin e tretjes së ushqimeve, ku e facilitojnë edhe fibrat dietike, mund të ndihmojë gjithashtu për të parandaluar një sërë gjendjesh gastrointestinale, si sëmundja e zorrës së irrituar ose divertikulitin.

Kujdesi ndaj lëkurës

Nivelet e larta të antioksiduesve dhe vitaminave tek ftoi janë shumë të mira për të mbajtur të shëndetshme dhe të re lëkurën. Antioksiduesit parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira në lëkurë, duke parandaluar kështu shfaqjen e parakohshme të rrudhave, të njollave dhe mbrojtur lëkurën kundër rrezeve ultraviolet

Rregullon tensionin e gjakut

Kaliumi është një nga mineralet më të rëndësishëm në trup pasi mban nën kontroll tensionin e gjakut dhe ndihmon për të transportuar lëngjet në qelizat e trupit. Sa i përket tensionit të gjakut, kaliumi ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut dhe arterieve, duke parandaluar kështu sforcimin e sistemit kardiovaskular. Kështu mund të ulet rreziku për zhvillimin  sëmundjeve të tilla si arteroskleroza, sëmundja koronare e zemrës, sulmi në zemër dhe goditjet në tru.

Forcon sistemin imunitar

Përveç antioksiduesve, ftoi është i pasur edhe në vitamina, si ajo A dhe E, të cilat forcojnë sistemin imunitar në disa mënyra. Për shembull, vitamina C stimulon sistemin imunitar duke rritur furnizimin me qeliza të bardha të gjakut, që janë të parat për mbrojtjen kundër viruseve, baktereve dhe patogjeneve në trup.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon aneminë

Përmbajtja e lartë në minerale, si hekuri dhe zinku, ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin. Kështu parandalohen sëmundje të tilla si anemia për shkak të mungesës së hekurit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here