Panariti: Buxheti për bujqësinë i pamjaftueshëm, nuk plotëson pritshmëritë e fermerëve

0
136

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, njëkohësisht deputeti i LSI, hodhi sot nga foltorja e Kuvendit akuza të rënda ndaj qeverisë përsa i përket buxhetit për bujqësinë.

“Tek ne ke një disproporcion të jashtëzakonshëm në elementet e zhvillimit sepse bujqësia nuk është vetëm prodhim. Bujqësia është edhe instrument zhvillimi për të gjithë ata banorë që jetojnë në zonat rurale që nuk ka të bëjë vëtëm me elementët bujqësor por edhe me elemente të infrastrukturës të cilët janë në një gjendje ku të thërret qameti.Pra buxheti për bujqësinë është një buxhet tërësisht i pamjaftueshëm për të plotësuar pritshëritë e fermerëve të agrobizneseve të cilët sigurisht me të drejtë kanë pritur që të financohen shumë më tëpër nga ç’janë financuar deri tani.Madje po të shikoni dhe programet kryesore të mbështetjes se bujqësisë. Në elementët e tyre kryesorë kanë rënie , kemi më pak investime në infrastrukturën e vaditjes dhe kullimit. Kemi më pak investime në aspekte të tjera të zhvillimit të bijqësisë. Kemi rritje të shpenzime për shpenzime operative për administrim për personel. Kemi një rritje të pamjaftueshme të rritjes së subvencioneve dhe unë jam i sigurtë që një pjesë e madhe e fermerëve e agropërpunuesve të cilët me të drejtë i kanë sytë te paratë e shtetit te subvencionet për të marrë atë masë të mjaftueshme financiare për të filluar aktivitetin e tyre do të mbeten të zhgënjyer”, – u shpreh Panariti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here