Mungon Berisha në debatin e paradites, Basha e Rama debatojnë ashpër

0
127

Këtë të enjte deputetët e Kuvendit i janë bashkuar sallës së seancave plenare për të diskutuar mbi projekt-buxhetin e qeverisë “Rama2” për vitin 2018. Ndonëse çështja kryesore e rendit të ditës ka një rëndësi të madhe për qytetarët shqiptarë, pasi ndikon drejtpërsëdrejti në xhepat e tyre, debati politik doli tërësisht jashtë këtij objektivi.

 

 

Përgjatë 4 orëve të para të seancës plenare, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ia kanë “pasuar” foltoren e Kuvendit njëri-tjetrit, duke vijuar me replika, akuza e kundërpërgjigje.

E në fakt debatet kanë kaluar deri në sulme personale, duke përmendur, vëllain e kryeministrit Rama, kunatin e kryedemokratit Basha, apo të afërm të tyre, dhe emra të tjerë të njohur në vend.

Ajo çka ra në sy, dhe madje u përmend jo pak herë nga kryeministri Rama, ishte mungesa e liderit historik të PD-së Sali Berisha, në sallën e Kuvendit. Emri i ish-kryetarit të PD-së është regjistruar në listën e folësve për buxhetin, dhe pritet që më vonë t’i bashkohet seancës plenare, ku me sa duket debatt do të vijojnë.

Në fjalën e tij nga foltorja e kuvendit, kreu i Qeverisë i ka përmendur disa herë Bashës faktin se po përpiqet të imitojë Berishën, duke mos u shfaqur vetvetja. Nga ana tjetër, kryedemokrati i ka kërkuar që të largohet nga qeveria dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes.

Këtë debat, Berisha me sa duket ka zgjedhur ta ndjekë nga zyra e tij.

Seanca e sotme plenare është parashikuar të vijojë deri pas mesnate, dhe debatet pritet që të vijojnë, edhe mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here