Kreu i Cosa Nostras në prag të vdekjes

0
179
Një nga figurat më famëkeqe të mafies italiane dhe botërore, ish-bosi i Cosa Nostra-s, Totò Riina është në grahmat e fundit të jetës. Lajmin e japin mediat italiane.
I sëmurë prej një kohe të gjatë, ish-bosi i mafies është shtruar në repartin e të dënuarve në spitalin e Parmës. Sipas mediave italiane, Salvatore Riina, i cili sot mbush 87 vjeç, është në gjendje kome prej disa ditësh pasi së fundmi i është nënshtruar dy operacioneve.I arrestuar më 15 Janar të vitit 1993 pas 24 vitesh në kërkim, ai konsiderohet si udhëheqësi i padiskutueshëm i Cosa Nostra-s.Riina aktualisht po vuan një numër rekord 26 dënimesh me vdekje për dhjetëra vrasje dhe masakra, duke përfshirë atë në sheshin “Lazio” në Palermo dhe atentatet e vitit 1992, në të cilat prokurorët anti-mafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino vdiqën dhe masakrën e “via dei Georgofili” në Firence.Toto Riina nisi një luftë të armatosur ndaj shtetit italian në filli, të viteve ’90. ANSA shkruan se ai kurrë nuk shfaqi një fije pendese për krimet e tij. Ndërsa vetëm tre vite më parë, teksa fliste me një tjetër të burgosur në burg, mburrej për vrasjen e Falcones dhe kërcënonte me vdekje prokurorët.

Procesi i fundit gjyqësor ku Riina është i pandehur, që është ende në zhvillim, i pagëzuar “Negocimi Shtet-Mafia”, e sheh mafiozin si të pandehur për kërcënime me vdekje ndaj trupës politike italiane.

Mjekët fillimisht dyshonin se kushtet shëndetësore të mafiozit famëkeq, që janë përkeqësuar me kalimin e viteve, do të përmirësoheshin pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Por, tashmë jeta e njeriut që tmerroi një shtet të tërë, është në fije të perit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here