Standard.al

Projekt-buxheti 2018, zbardhen propozimet e LSI

0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në Kuvend propozimet e saj në lidhje me pr/buxhetin e qeverisë për vitin 2018, i cili do të diskutohet dhe debatohet bashkë me paketën fiskale në seancën e së enjtes.

Referuar propozimeve, LSI kërkon që TVSH për ushqimet bazë të shportës të ulet nga 20 në 5 %

Një tjetër propozim ka të bëjë me TVSH për biznesin, për të cilin LSI kërkon që pragu përjashtues për biznesin e vogël për skemën e TVSH të mbetet në nivelin 5 milionë lekë të reja, jo të ulet në 2 milionë siç ka propozuar qeveria

Gjithashtu, LSI propozon që taksa e banesës së parë të jetë zero, për banesën e dytë dhe më shumë të mbetet propozimi i qeverisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.