Për deputetin demokrat, Rama e shkarkoi Tahirin vetëm kur ia kërkuan ndërkombëtarët, megjithëse opozita kishte 3 vjet që paralajmëronte dhe denonconte situatën e krimit dhe drogës në vend.
“Në radhë të parë si qytetarë të Shqipërisë ne duhet të pyesim veten se çfarë është e mirë për vendin tonë”, për Fax news.
Sipas tij, “përshtypja ime është që me trashjen e zullumit me lidhje e krimit me pushtetin si e tregoi Tahiri, është e rëndë, është më mirë që problemi të luftohet ashtu siç është, ne si opozitë, media, shoqëria civile t’i shohim e trajtojmë problemet siç janë , jo duke u përpjekur ti fshehim për të krijuar një imazh të mirë. Përndryshe krimi mund të kapë gjithë shtetin dhe ky vend bëhet i pajetueshëm.
“Ne bëmë shumë denoncime për Tahirin por Rama nuk e hoqi.
Mua më vjen keq për Tahirin se e kanë flakur pasi e përdorën, është shembëlltyra e kësaj qeverie, Tahiri nuk ka qenë i vetëm por kjo është ideja e krimit dhe ndëshkimit të ndëshkohet njëri që të marrin vesh dhe tjerët”, tha Pollo