Rama: Berisha forcë e natyrës, Nano si “plaku dhe deti”

1

I pyetur për marrëdhëniet e tij me politikanë të ndryshëm Rama u tregua i pakursyer sot në mendimet e tij që nga nano e Berisha, e deri te Basha, Ridvan Bode, Meta e Topalli.

Nanon Rama e quajti se i kujton “plakun dhe detin” të Heminguej, për tërheqjne e tij nga politika, por tha se këshillohet me të.

Berishën Rama e quajti si një forcë e natyrës, por që ka një lidership si lojë me shpata dhe se ndjen kënaqësi më shumë kur shkatërron kundërshtarin se sa kur arrin sukses për vete.

“Ilir Meta është një politikan race, ndërsa Monika është thjesht bashkëshortja e tij. Mund të jetë president shumë i mirë dhe deri tani vlerësimin e kam pozitiv, kurse lidershipi i Monikës, është si kapaku pa tenxherën që bën zhurmë” – tha Rama për dy bashkëshorët, themelues të LSI.

“Lulzim Basha, përpiqet të imitojë të paimitueshmen dhe bëhet qesharak” – tha Rama për kryetarin e PD.

“Ben Blushi ishte në një sherr doli nga një sherr, nuk kam asnjë kënaqësi që nuk e fitoi bastin e tij. Nuk mund të them që jam mëzitur. Guxoi, meriton respekt, por i takon kësaj familjeje.”

Politikanë të PD-së që do t’i vlerësonte Rama?

“Ka njerëz me vlera, por vlerat mund të shpërfaqen kur krijohen kushtet, ashtu sikurse i shpërfaqi Luli kur ju dha një mundësi. Alfred Serreqi ish-ministër i jashtëm ka qenë në njeri shumë i kultuaruar për të cilin kam respekt. Ridvan Bode bënte diferencën, nuk e la Berishën të rindërtonte piramida si të Sudes. Jozefina Topalli, konseguente deri në fund”.

 

1 Koment

  1. dhe kush i vlerson nje krymb qenefi i stalinit,maoce dunit,enverit e ramiz alis ,i biri i nje vrasesi kristaq rama ,nipi i nje tjeter vrasesi edhe me te keq spiro koleka edvin shullaz habil rosh frrok RAMAAAAAAAAAAAAAAA;PERFAQSUESI ME I DENJ I RIDHJERJESSSSSSSS.

Lini nje pergjigje