Në foto: Varfëria dhe mjerimi kapur në rrugët e Shqipërisë

0
257

Pabarazia shoqërore dhe varfëria e skajshme janë shfaqur disa herë gjatë vitit 2016 dhe 2017 në rrugët e Shqipërisë në pamje që kanë prekur thellësisht publikun.

Banka Botërore ka vlerësuar se 47.5% e popullsisë shqiptare jeton me më pak se 5 dollarë në ditë. Deri në vitin 2012 rreth 14.3 për qind e popullatës në Shqipëri jetonte poshtë vijës së varfërisë sipas BB, ku 1.06% më i varfër i shtetasve jetonte me më pak se 1.90 dollarë.

Të dhënat nga Shërbimi Social Shtetëror tregojnë se për vitin 2015, rreth 80.000 familje përfituan nga fondi i ndihmës ekonomike. Në mënyrë joformale llogaritet se ka 70.000 familje të pastreha në Shqipëri, ndërsa shifrat zyrtare tregojnë për 25.000 familje.

Një djalë i mitur, i cili e siguron jetesën duke i rënë daulles për të fituar qindarka në Shkodër, fle i mbështetur në daullen e tij në orët e vona të mbrëmjes. Një studim kombëtar mbi Fëmijët në Situatë Rruge në vitin 2014 zbuloi të paktën 2,500 fëmijë që zakonisht jetojnë dhe/ose punojnë në rrugë.

Shkodër. Prill 2017. Foto: Loreta Cuka

Një burrë i mbuluar me një batanije fle në një stol në sheshin “Sulejman Pasha” ndërsa në sfond ka një nga hotelet më luksoze të Tiranës. Ky kontrast vjen i fotografuar nga fotoreporterja e BIRN Ivana Dervishishkrepur më 21 prill 2017.

21 prill 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një burrë fle në stol në një stacion urbani në Tiranë me në sfond një reklamë që ka në qendër një familje të lumtur. 12 maj 2017.

12 maj 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një grua ushqen foshnjen e saj me një biberon në rrugët e Tiranës, ndërsa qëndron me në sfond Statujën e Lirisë, simbolin amerikan të një jete më të mirë. BIRN zbuloi se mbi 200.000 shqiptarë ëndërruan të fitojnë Lotarinë Amerikane në vitin 2015. Prill 2017.

Tiranë. Prill 2017. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Një pjesëtar i komunitetit rom i angazhuar në mbledhjen e kanoçeve në rrugët e Tiranës, tregon duart për kamerën ndërsa i bën apel Bashkisë së Tiranës që të zbusë trajtimin e të papunëve që riciklojnë nga kazanët e plehrave. 19 dhjetor 2016.

Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një shitëse ambulante në rrugën Myslym Shyri në Tiranë gjobitet nga Policia Bashkiake për zënien e hapësirës publike.

Foto kortezi: Francesco Acone. Të gjitha të drejtat i përkasin autorit.

Një shitëse ambulante farash qëndron përballë një posteri me sloganin polemik të qeverisë, “Punë ka, duhen profesionistë” – sipas të cilit papunësia në vend ekziston për shkak të mungesës së personave të kualifikuar.

Tiranë, 2016. Foto: Xhodi Hysa.

Një 12-vjeçare me emrin Xheni proteston përpara parlamentit që qeveria të shtojë buxhetin për të pastrehët. Prej 18 vjetësh, familja e saj ka jetuar në rrugë, ndërsa ka humbur dhe një vajzë për shkak të pamundësisë financiare për kujdes shëndetësor.

Dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një mbledhës kanoçesh në Tiranë shpërfill thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar!” të tifozëve të kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian për të siguruar materiale riciklimi për t’i shitur.

Tiranë, 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një grua e pastrehë përgatitet të flejë mbi disa kartona dhe batanije në rrugën Çamëria në Tiranë. Gjatë muajit dhjetor 2016, vendi u përfshi nga temperatura ekstreme të të ftohtit. Dhjetor 2016.

Dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here