Lideri i Brexit: Soros me ndikim të jashtëzakonshëm në Bruksel, janë kryer marrëveshje të fshehta me përmasa ndërkombëtare

0

Ish-lideri i Partisë për Pavarësinë e Britanisë së Madhe dhe lideri i Brexit, Nigel Farage, ka deklaruar se ndërsa Rusia është akuzuar për financimin e fushatës së ‘Largimit’ të Britanisë nga BE-ja, donacioni i fundit prej 18 miliardë dollarësh i George Soros për fondacionin pro-BE-së, ‘Shoqëria e Hapur’, ka shpëtuar pa u shqyrtuar.

“Pikërisht këtu qëndron marrëveshja e fshehtë e vërtetë në përmasa ndërkombëtare” tha Farage.

Duke folur në Parlamentin Europian në Strasburg të martën, Farage, u tha eurodeputetëve, se ai beson se kur bëhet fjalë për marrëveshjet ndërkombëtare të fshehta, ‘ne po shohim në vendin e gabuar’. Ai tha se ndikimi i Soros në Bruksel është ‘me të vërtetë i jashtëzakonshëm’ duke shtuar ‘kam frikë se mund të shohim nivelin më të lartë të marrëveshjes së fshehtë ndërkombëtare dhe politike në histori.’

Farage, kreu i Grupit të Europës për Liri dhe Demokraci të Drejtpërdrejtë, beson se Soros ka shpenzuar miliarda në BE për të minuar shtetin kombëtar.

“Kur flasim për para në parajsat fiskale, kur flasim për subversion politik, kur flasim për bashkëpunime të fshehta, pyes veten nëse po shikojmë në vendin e duhur. Dhe unë e them këtë për shkak se George Soros, kohët e fundit i dha ‘Shoqërisë së Hapur’, e cila sigurisht mbështet fushatat për lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe strukturat mbikombëtare si Bashkimi Evropian, 18 miliardë dollarë. Dhe ndikimi i tij këtu dhe në Bruksel është me të vërtetë i jashtëzakonshëm “.

Lini nje pergjigje