Deputetja e PD: Rama presion familjeve në Bulqizë

0

Kryeministri Edi Rama ka çuar në Bulqizë shërbimin social dhe po u bën presion familjeve që të mos nxjerrin fëmijët të mbledhin krom. Kjo ka ndodhur pasi media televizive italiane ka pasqyruar gjendjen në këtë qytet. Denoncimi është bërë nga deputetja e PD-së Dhurata Çupi, e cila në studion e Oranews, ka deklaruar se Edi Rama ka hyrë në vitin e 5-të të qeverisjes dhe nuk ka bërë asnjë investim për qarkun e Dibrës.

“Ky emisioni i gazetarës italiane është pasqyra më e qartë që duhet ti shëmbëllejë kryeministrit sa herë ta shikojë. Kjo është pasqyra e vërtetë dhe varfëria është në ekstremitit. Ju ndoshta nuk bëheni komikë por bëheni tragjikomik sepse është tragjike ajo që ne shkojmë. Po mënyra si e mbroni kalon në komike”, tha Çupi.

Ndërkohë, zv.ministri për Infrastrukturën, Artan Shkreli, duke iu përgjigjur akuzave të deputetes demokrate tha se në kohën e qeverisë së PD-së gjendja ka qenë edhe më e paimagjinueshme

Porn ë replikë me Shkrelin, Çupi tha “këtu bëheni akoma më komikë sepse jeni në vitin e 5 dhe e krahasoni me vitin 2013. Ju keni 5 vite me zero investime në qarkun Dibër. Mos i fyeni dibranët duke shkuar dy ditë atje dhe duke i treguar projekte 3D”.

Lini nje pergjigje