Vodafone Albania njofton ndryshim në ekipin drejtues

0
360

Vodafone Albania njoftoi sot ndryshim në ekipin e saj drejtues. Pas 6 viteve në drejtimin e kompanisë Vodafone Albania, Z. Dietlof Mare do të përmbyllë detyrën e tij si Drejtor i Përgjithshëm.

Ish-Drejtori Dietlof Mare

Dietlof Mare drejton kompaninë prej Prillit 2012. Gjatë kësaj periudhe, Z. Mare është vlerësuar “Menaxher i Vitit” 2016/17, për rolin e tij të rëndësishëm në shtrirjen e rrjetit 4G+ në të gjithë Shqipërinë. Gjatë 6 viteve në drejtim të kompanisë, Z.Mare ka pozicionuar kompaninë Vodafone si lider në treg nëpërmjet rrjetit më të mirë, inovacionit, teknologjisë dhe shërbimit më të mirë ndaj klientit, si edhe në krijimin e një kompanie të angazhuar në një industri tejet dinamike, duke krijuar kështu qëndrueshmëri për një të ardhme të suksesshme për Vodafone.

Duke filluar nga Janari 2018, Z. Achilleas Kanaris do të marrë detyrën si Drejtor i ri i Përgjithshëm i Vodafone Albania dhe do të punojë bashkë me Z.Mare, për të përmbyllur normalisht kalimin e përgjegjësive që ka ky post. Z.Mare do të mbajë pozicionin si Kryetar i Këshillit të Administrimit të Vodafone Albania deri në fund të Marsit 2018.

 

  1. Achilleas Kanaris u bë pjesë e Vodafone Greece në 2009, në sektorin e Retail Trade & Channel Development dhe që prej 2010 ka mbuluar disa pozicione drejtuese në sektorin e shitjeve dhe marketingut. Në 2014, Z. Kanaris u emërua Drejtor Komercial në Vodafone Greece dhe ka kontribuar fuqimisht në pozicionimin e Vodafone nga nje kompani celulare, në një operator të shërbimeve të integruara, me një performancë të lartë.
Drejtori i ri Achilleas Kanaris

 

Për më shumë informacion, na kontaktoni në media.al@vodafone.com

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here