Shqipëria bën surprizën në Turqi, heronjtë Sadiku dhe Grezda. Shkëlqen Roshi

0
233

 

Shqiperia fiton miqesoren perballe Turqise. Ja e gjithe ecuria e takimit

90’+4’ Përfundon takimi Turqi – Shqipëri me rezultatin 2-3. Fërshëllima në fundin e ndeshjes, këtë herë duket se spektatorët turq e kanë me lojtarët e tyre për shkak të performancës së dobët në këtë miqësore.

90’+2′ Goditje dënimi për Shqipërinë. Karton i verdhë për Suyuncu dhe Tosun.

minuta shtesë deri në përfundim të takimit.

90’ Yusuf shtyn mirë në zonë, ku pason për Unal. Ky i fundit gjuan, por lehtësisht në duart e portierit kuqezi.

86’-89’ Turqia shton forcat në sulm, duket se bëhet refren, pasi Shqipëria mbrohet me forca të shumta për të përballuar kundërshtarin.

84’ Mbajtje e tepruar e topit nga Lilaj, i cili humbet duelin me Yusuf. Ky i fundi pa hyrë mirë në zonë, gjuan, por mbi kuadrat.

81’ Grezda e sheh të pamundur që të vazhdojë lojën, duke i lënë vendin Ajdareviç, i cili debuton me Shqipërinë.

79’ Karton i verdhë për Ozan dhe goditje dënimi. Ekzekuton Xhaka, por jashtë kuadratit.

78’ Hysaj lëshohet në kundërsulm, kalon katër futbollist të Turqisë dhe në fund pason për Grezdën. Ndërhyrje e gabuar e Ozan që ndalon kalimin drejtpërdrejt me portierin të mesfushorit kuqezi.

77’ Ekzekuton Yusuf, harkim i bukur para syve të Berishës, por asnjë nga lojtarët turq nuk mundet të kthejë drejt rrjetës.

76’ Veseli ndërhyn keq në dëm të Akbaba, ndërsa kryesori vendos për goditje dënimi në hyrje të zonës.

72’ Lojë e përqendruar në krahun e djathtë të mbrojtjes tonë, por që ritmi nuk është më i njëjti. Turqit që provojnë të “çajnë” mbrojtjen kuqezi, por duket se me futjen në lojë të Ajetit dhe Alijit, gjithçka është normalizuar.

68’ Goditjë dënimi për Shqipërinë. E fiton Xhaka, por kuqezinjtë nuk shkojnë drejt kuadratit të Babacan.

66’ Shqipëria bën lojë në mbrojtje, dalin nga loja Sadiku dhe Roshi, duke i lënë vendin Alijit dhe Ajetit. Ndërsa debuton Qaka që merr vendin e Lenjanit.

62’ Turqia vepron mirë pas zëvendësimeve të pjesës së dytë. Gjejnë  rrjetën, por edhe lojën në sulm, ku vënë në rrezik shpesh herë Berishën dhe mbrojtjen e Shqipërisë.

60’ Cenk Tosun pason saktë për Emre Akbaba, i sapofutur në lojë, shkon përball Etrit Berishës, gjuan saktë dhe ngushton diferencën, 2-3. Shënon golin e parë brenda minutës së parë të aktivizimit të tij të parë për Turqinë.

58’ Goditje këndi për turqit. Ekzekuton Under, kroson në zonë, por gjuajta përfundon jashtë kuadratit, pasi Lenjani e devijon duke mos u dhënë mundësi vendasve që të shënojnë.

55’ Sadiku hyn në zonë, ka shqetësimin e mbrojtjes, kapet nga fanella, por gjyqtari lejon avantazhin. Gjuan Grezda që ndodhej aty pranë dhe sfera shkon në rrjetë! GOOOOL 1-3!

54’ Cenk Tosun e përdor mirë topin në hyrje të zonës, gjuan fort, por Berisha e grushton dhe topi largohet nga zona.

53’ Calhanoglu ekzekuton këndoren, gjuan Ozan, por jashtë portës.

52’ Ozan kërkon të hyjë në zonën e Shqipërisë, por topi devijohet në goditje këndi.

50’ Mavraj luan me top të gjatë, pason për Roshin, por në vijën fundore fieraku e humbet topin pas një dyluftimi me lojtarët turq.

47′ Shkurton diferencën Turqia, Under nuk mbulohet mirë nga mbrojtja dhe 1-2!

46′ Nis pjesa e dytë

Shqipëria mbyll pjesën e parë me fitoren e pastër 0-2. Dy gola të shënuar nga Armando Sadiku në minutat 24 dhe 39 pas dy asisteve të dhënë nga Odise Roshi në krahun e djathtë. E thënë drejtë, Turqia dominonte lojën deri në momentet kur kuqezinjtë kanë shënuar. Por, fati ka qenë me Shqipërinë që ka gjetur dy herë rrjetën.

Dalja me karton të kuq e Ledjan Memushaj komprometon situatën, por italiani Panuçi duket se në 15 minutat e pushimit të takimit do të mendojë për të bërë spostime të detyruara në lojë për të mbrojtur rezultatin.

Në daljen e skuadrave nga fusha e lojës fërshëllimat kanë qenë të pafundme, por këtë herë tifozët turq nuk duket se e kanë me Shqipërinë, por me skuadrën e tyre që po i zhgënjen në 45 minutat e para.

45′ Jepet një minutë shtesë.

42’ Memushaj shihet teksa del nga fusha e lojës, ndërsa trajneri Panucci as që përshëndetet fare me vlonjatin, duke e pritur në mënyrën më të ftohtë daljen e tij me karton të kuq. Sa i përket stolit, ende nuk shihet asnjë lëvizje për të bërë ndonjë zëvendësim të mundshëm në pjesën e dytë.

41’ Memushaj ndërhyn rëndë lojtarit turk të krahut të djathtë, Azis, ndërsa gjyqtari bullgar nuk ia kursen kartonin e dytë të verdhë, që tashmë është i kuq për mesfushorin e Shqipërisë. Luajmë me një lojtar më pak në Antalya. Edhe Serdar Azis ndëshkohet me të verdhë.

39’ Roshi sërish merr krahun e djathtë dhe përsërit atë që ndodhi në minutën e 24, kroson për Sadikun që gjuan dhe gjen rrjetën pasi godet me kokë. Goool 0-2!

38’ Tosun pason për Calhanoglu, lojtari i Milan bën lëvizje të shpejtë me një nga shokët e skuadrës dhe në fund gjuan me tepër forcë. Topi përplaset në mur dhe largohet.

36’ Under hyn në zonë, kërkon të gjuajë, por bllokohet nga Mavraj.

32’ Memushaj dëmton Okay në një ndërhyrje të panevojshme në mesin e fushës, ndërsa kryesori bullgar nuk e kursen kartonin e verdhë për vlonjaten.

29’ Lojë sulmuese e kuqezinjve, të cilët pas golit të parë tashmë kanë dalë në terren, pasi për 25 minuta u mbyllën në portë. Hysaj dhe Roshi në krahun e djathtë të papërmbajtshëm, ndërsa në mesfushë funksionon mirë Memushaj me Grezdën.

26’ Roshi merr sërish krahun e djathtë, por këtë herë mbrojtja turke e bën mirë detyrën, duke mos e lënë fierakun të harkojë.

24′ Roshi kalon në të djathtë, çon topin për Sadikun që gjuan në trekëndësh dhe goooool! 0-1!

23’ Calhanoglu kroson nga këndi, godet me kokë Yokuslu dhe Berisha pret pa problem.

22’ Tosun nuk mbulohet mirë nga mbrojtja kuqezi, gjuan dhe Berisha grushton. Topi shkon në goditje këndi.

21’ Turqit marrin krahun e djathtë të mesfushës, i afrohen sulmit dhe në fund vjen një kthesë për Karaman, i cili nuk është në kohën e duhur për të devijuar topin që parakalon zonën e Shqipërisë dhe askush nuk e largon.

18’ Karaman top për Tosun, futet në zonë, grushton Berisha, largon Hysaj më në fund rrezikun.

16’ Ekzekuton goditjen e dënimit Calhanoglu, një tjetër lojtar i Turqisë e devijon, por jashtë kuadratit.

15’ Karaman kërkon të hyjë në zonën e Shqipërisë, aty pengohet nga Mavraj, por fiton goditje dënimi.

11’-12’ Sulme të pandalshme të Turqisë. Calhanoglu hyn brenda zonës, shqetësohet nga Mavraj, por sërish gjuan drejt kuadratit, grushton Berisha. Topi largohet nga zona, shkon në këmbët e Tosun që gjuan sërish, por jashtë.

10’ Tosun futet brenda zonës pas një topi të dhënë nga Karaman dhe nuk kursen gjuajtjen drejt kuadratit. Berisha kupton gjithçka dhe pret topin e goditur nga “Bomberi” i Besiktas.

7’ Yardimci provon nga krahu i djathtë të gjejë kuadratin, por Berisha pret pa shumë problem.

4’ Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë, ekzekuton Sabien Lilaj, por asnjë rrezik për Babacan.

2’ Under merr krahun në të djathtë, por në dyluftim me Lenjanin, humbet gjithçka dhe topi përfundon në duart e Berishës.

1’ Topin e parë nga qendra e nis Shqipëria.

Turqi – Shqipëri 1-3
Shënues: 
Under 47‘, Akbaba 60′ / Sadiku 24′, 39′, Grezda 55′

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here