Rama flet për fatura më të lira të energjisë elektrike, por komentuesit e “masakrojnë”

0
176

Edi Rama ka vijuar me postimin e përnatshëm në Facebook, ku shënjestron mediat që ai i quan “kazan” dhe që sipas tij kanë thënë se “çmimi i energjisë elektrike u rrit”.

Nga ana tjetër Rama ka paraqitur shifrat sipas tij dhe shkruan: “Çmimi mesatar i energjisë për familjet ishte 9.7 lekë/Këh në vitin 2013. Sot është 9.5 lekë/Këh. Beso dhe kontrollo. Krahaso dy fatura energjie të banesës tënde”.

Por komentuesit kanë reaguar njëzëri ndaj kësaj çështje të mprehtë.

Dikush i shkruan: “Ke te drejte! Po na vjen fatura e energjise aq lire sa leme dhe goxha bakshish kur paguajme se spo mesohemi dot (forca zakonit) Fakt jo kazan!”

Një tjetër reagon: “Mua më erdhi 3 herë mbifaturim dhe shyqyr kishim të njohur e me zor na u dha e drejta. 2 qind mi lek mi motër pa pasur as kondicioner haha me qajt e me qesh”.

“Mesatarja e juaj mbase ishte 9.7 lek këH se populli i thjeshte qe kursente e nuk kalonte 300 këH e kishte 2 leke me pak per këH se kjo mesatarja qe permendni ju” – ishte një tjetër koment.

“Fshati qe duket nuk do kallauz, nese populli vertet jeton me mire tani, c’nevoje ke te besh propagande?” – ja pret një tjetër komentues.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here