Mashtronte me vizat për Kanada, kapet xhaxhai i dy motrave këngëtare

0
309

Në një histori mashtrimi të disa qytetarëve në Tiranës është përfshirë xhaxhai i motrave këngëtare Greta dhe Eni Koçi. L.Koçi i kishte premtuar disa personave se do t’i siguronte viza për në Kanada kundrejt pagesës prej 5 mijë euro, të cilët do t’i paraqiste si pjesë të grupit muzikor të mbesës së tij, këngëtares Greta Koçi.

Janë të paktën 5 persona të cilët pasi kanë dhënë pagesën e parë prej 3 mijë euro, nuk kanë marrë më asnjë kontakt nga xhaxhi i këngëtares dhe në këto kushte i janë drejtuar Policisë së Tiranës për të bërë kallëzim për rastin e mashtrimit.

Tashmë çështja është në hetim nga organi i akuzës, ku mësohet se L.Koci premtonte t’i fuste qytetarët e mashtruar si pjesë të bandës muzikore të Greta Kocit, gjatë koncerteve që këngëtarja do të mbante në Kanada, shkruan GSH.

Pritet që në pyetje të merret edhe këngëtarja Greta Koçi për të mësuar nëse ajo ka pasur dijeni për mashtrimin e kryer nga ana e xhaxhait të saj, apo nëse kemi të bëjmë me një abuzim në emër të saj për interesat personale të xhaxhait./GSH/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here