Grace 6 vjeçe, mesazhi i Aurelës Gaçes për të bijën: Bekimi më i madh i jetës sime

0

Vajza e madhe e këngëtares Aurela Gaçe mbushi dje 6 vjeçe. Më anë të një postimi në rrjetet sociale këngëtarja e njohur ka uruar vogëlushen e saj Grace me një status të ndjerë. Aurela shkruan se 6 vjet më parë e mbajti për herë të parë në krahë.

 

 

Statusi i plotë
“6 vjet me pare , të mbajta në krahë për herë të parë…bekimi më i madh i jetës time. GRACE #HIRI I PERËNDISË!

Dje, ishin mbledhur shokët tu të grupit me të cilët kalove 3 vjet në kopsht e para-shkollor bashke me mësuesen tuaj.
Shume nga ata shkuan në klasën e parë e ty tani t’u shtuan edhe shokë të rinj e do te rriteni bashke. Dje, shokët të sollën shume dhurata…por kur të rritësh , do të shohësh këto foto, këtë dashuri të sinqertë, këtë gëzim që ke ti e shokët e shoqet e tua, dhe atëherë do ta kuptosh se pse mami të uron, të rrethohesh gjithë jetën tende me dashuri të sinqertë , pikërisht si në këto foto. Ju falënderoj shumë prindër të shokëve të Grace që morët kohën tuaj e bëtë të mundur që ajo të festonte e rrethuar nga dashuria e sinqertë e fëmijëve 🙏🙏🙏🙏🙏 . Këto sy të qeshur pafshim gjithë jetën tek fëmijët tanë.

Lini nje pergjigje