Krimi histeri dhe pusi si krimi më i ri i Edi Ramës!

0

 

Nga Belind Këlliçi ( kryetar i FRPD-se)

Krimi histeri dhe pusi si krimi me i ri i Edi Rames! Cilit shqiptari i duhet Saimir Tahiri, ish ministri i brendshem qe kanabizoi Shqiperine?! Shqiperia sot ne te gjitha kancelarite Europiane etiketohet si narko-shteti, ku ligjin e ben krimi qe drejton qeverine.

Cilit shqiptari i duhet mbrojtja qe Edi Rama po i ben Tahirit, i cili sot duhet te ishte prapa hekurave sepse mbi te rendojne akuza shume me te renda se nje fature dritash apo uji, me te cilat Edi Rama akuzon cdo dite qytetaret?

Cilit shqiptari i duhet mbrojtja qe policia vazhdon ti beje Orest Sotes, njeriut qe iu gjeten te pakten 860 mije euro te Saimir Tahirit ne makine dhe qe ende nuk dihet cfare tjeter fshihet nga ai udhetim misterioz?

Sa i perket qeverisjes, te dhenat e kater viteve qe shkuan jane tejet deshperuese. Mbi 200 mije shqiptare lane Shqiperine e afro gjysma e atyre qe mbeten, nuk sigurojne dot buken e femijeve dhe nuk paguajne dot dritat e ujin, nuk sigurojne dot ngrohjen. Ne kater vite Edi Rama nuk beri dot nje meter rruge. Shikoni rrugen Tirane – Elbasan, nuk dihet nese do te perfundoje ndonjehere, nderkohe qe cdo dite e me shume po e gerryen gropa e korrupsionit e hapur nga Edi Rama.

Autostrada Fier – Vlore kater vjet asnje meter, rruga e Pogradecit kater vjet e paperfunduar, por eshte kthyer ne nje parajse per te mbushur xhepat e pushtetareve me fondet e saj. Ne kater vite i vetmi investim, jane palmat dhe vizat e bardha ne 1km gjatesi te autostrades Tirane-Durres. Me keto ritme qe kane ecur punet publike ne 4 vite te qeverise se Edi Rames, rruga e Dibres mbetet vetem shoë dhe fasada e rradhes.

Lini nje pergjigje