Çim Peka nuk i beson “luftës” mes Ramës e medias: Po bën lojë

0
191

Drejtuesi i emisionit Fakt dhe gazetari Çim Peka përmes një postimi në rrjetet sociale, komenton raportet mes mediave dhe kryeministrit Edi Rama, i cili prej disa kohësh ka nisur një sulm ndaj gazetarëve.

Peka shkruan se Rama po i sulmon mediat  për ti konsideruar të pavarur prej tij, kur në fakt nuk janë. “Cila media u investua në investigimin e trafikut të droges dhe përfshirjes së policisë së Tahirit në të? Asnjë. Ai prapë po i sulmon. Mos na besoni, po bëjmë loje. Rama ka nevojë të mos jetë vetë ushqim për konsum, mediat kanë nevoje të duken të pavarura”, shkruan Peka.

“Mos u gënjeni, po bëjmë loje! Populli do ushqim për konsum të genjehet, Rama s’mund tu servirë qeverinë e tij. Pasi u dha 4 vjet të ushqeheshin me prokurorë e gjykatës, tani do ju ushqejë me media e gazetarë. Njëlloj si të parët që si hapen asnjë problem Ramës dhe ministrave të tij, edhe te dytet, mediat dhe gazetaret nuk janë shqetesim për Ramën, madje e kan xhan atë.

Por Rama ka nevoje të ushqeje më “të keqen” popullin. Kesaj radhe “e keqja” është media. Por, ndryshe nga gjykatësit dhe prokurorët që nuk përfitonin nga sulmi i Ramës, mediat dhe gazetarët ndjehen komodë nga sulmi i produktit të tyre, tashmë kryeminister. Rama po i sulmon për ti konsideruar të pavarur prej tij, kur në fakt nuk janë. Tërheq vëmendjen nga super skandalet dhe i trajton mediat si të pavaruara prej tij. Po bëjmë lojë ne dhe Rama. Cili prokuror apo gjykatës e hetoi policinë dhe Tahirin e Ramës për drogë? Asnje.

Ai prapë i sulmonte. Cila media u investua në investigimin e trafikut të droges dhe përfshirjes së policisë së Tahirit në të? Asnjë. Ai prapë po i sulmon. Mos na besoni, po bëjmë loje. Rama ka nevojë të mos jetë vetë ushqim për konsum, mediat kanë nevoje të duken të pavarura. Kaq e thjeshtë është….”, shkruan drejtuesi i emisionit Fakt në syri.net, Çim Peka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here