Mat/ Tritol para banesës së kryebashkiakut, kapet autori

0
112

Policia e Matit arreston 37 vjeçarin nga Burreli si  autor i dyshuar i dy ngjarjeve të fundit me lëndë shpërthyese të ndodhura në qytet

Efektivat e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim apo autorë të ngjarjeve të ndodhura më parë, dje rreth orës 18.00, në qytetin e Burrelit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Eltion Daçi, 37 vjeç, lindur e banues në Burrel, Bashkia Mat.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat gjatë ditës së djeshme ka vendosur  caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg “, për veprat penale të cituara.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, rezulton  se ky shtetas dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 25 tetor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në oborrin e një mobilerie në qytetin e Burrelit, si dhe i ngjarjes së ndodhur në datë  4 nëntor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në shesh pushimin e pallatit në katin e katërt para banesës së kryetarit të bashkisë Mat.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për hetime të mëtejshme edhe për veprat penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e “Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse”, parashikuar nga nenet 152 e 278/2 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here