Deputeti i PD: Ja kush është ‘Peshku i madh’ që kërkojnë të gjithë

0
331
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, thotë se “peshku më i madh” në vendin tonë, është Edi Rama, dhe sipas tij, drejtësi duhet të bëhet duke filluar nga kryeministri. Në emisionin “Kjo Javë” në “Neës24”, deputeti demokrat thotë se ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri nuk do të mund të bënte asnjë veprim pa mbështetjen e kryeministrit Rama.

“Peshku më i madh në këtë vend është Edi Rama. Po qe se rrejta nuk kap mpeshkun e madh, nuk mund të bëhet drejtësi me cironka. Peshq të vegjël janë anëtarët e kabinetet qeveritar. Peshk i madh është edhe Tahiri. Kur kemi thënë qeveri kriminale, nuk e kemi thënë kot. Nuk them se nuk ka patur edhe më parë, por korrupsion galopant, apo termi Shqipëria bazë e drogës në Europës, apo Shqipëria “Kolumbi e Europës”, që e thotë DASH, nuk është thënë kurrë më parë.

Saimir Tahiri e kishte 0 shansin të bënte gjithë këto batërdira pa patur mbështetjen e Ramës. Kam qenë vetë ministër i Brendshëm dhe e di se çfarë mund të bëhet nëse nuk ke mbështetje. Po Rama del dhe thotë këtë vit është mbjellë më pak kanabis. Po, sepse i ka ngelur stok. Ndaj nuk mund të mbjellin pa shitur këtë, jo se e luftoi Edi Rama. Ekspertët e kanabisit thonë se nuk mund të rrijë më shumë se 1 vit e gjysmë, se ndryshe i ik vlera. Ndaj ata po përpiqen të shesin këtë që kanë”, u shpreh deputeti Flamur Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here