Sherri i madh me krisma në Bllok, dëshmitari: Policia erdhi vonë

0
198

Të shtëna me armë janë dëgjuar gjatë natës në zonën e njohur si ish-Blloku ne kryeqytet. Sipas policisë raportohet se të shtënat erdhën pas një sherri mes te rinjve qe kishin zgjedhur te kalonin mbrëmjen në një nga lokalet e zonës.

Policia ka bërë të ditur se ka pasur konflikt mes të rinjve dhe gjatë konfliktit një person ka qëlluar me armë në ajër. Për fat nuk ka pasur të lënduar.

Policia ka shoqëruar 15 persona dhe ka arrestuar Erlis Duka 27 vjeç, për moskallëzim krimi. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 2 gëzhoja.

Dëshmitari

Një dëshmitar ka dërguar në “BalkanWeb” një video nga vendi i ngjarjes duke rrëfyer edhe si ndodhi ngjarja. Ndonëse policia foli për një të lënduar, ai thotë se janë plagosur dy persona dhe se policia ka mbërritur 10 minuta me vonesë.

“Përballë Sky Tower ka ndodhur një përplasje me armë. Janë plagosur dy veta, kanë qëlluar me armë. Ndërkohë policia po kërkon. Gëzhojat janë shpërndarë, kanë shkelur edhe mbi gjurmët. Mund të kenë qenë 2-3 persona. Policia ka ardhur 10 minuta me vonesë. Ambulanca tani erdhi”, raporton dëshmitari .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here