Gjyqtari i arrestuar me 340 milionë, ndalohet nga policia kushëriri i tij Kujtim Miri. Priten arrestime të tjera

0
215

Ndalohet nga policia Kujtim Miri, kushëriri i gjyqtarit të Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri. Ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Burime nga Prokuroria thanë se priten arrestime të tjera.

Kujtim Miri është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku do të merret në pyetje nga specialistët e Krimit Ekonomik. Përveç Kujtim Mirit, burime nga Policia e Tiarnës thanë se është ndaluar edhe një person i dytë me iniciale A.B. Të dy akuzohen se kanë qenë sekserë mes Gentjan Dodës i akuzuar për dy vrasje në Burrel në vitin 1997 dhe gjyqtarit, i cili ndryshoi akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë dhe për këtë Gentjan Doda u dënua me tetë vite burg, nga 20 që ishin dhënë më herët.

Në banesën e Mirit, u gjetën rreth 340 milionë lekë (të vjetra).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here