Denoncimi bombë i Berishës: Në makinën e 860 mijë eurove udhëtonte edhe Habilaj e shoferi Tahirit

10
241

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar të tjera detaje të rëndësishme, se çfarë ndodhi në të vërtetë ditën e arrestimit të Orest Sotës, të cilit ju kapën mbi 800 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ih-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Përmes një statusi në Facebook, ish-kreu i qeverisë denoncon policinë se ka fshehur të vërtetën, pasi në makinë me Orest Sotën nuk ka qenë vetëm një person, por dhe dy persona të tjerë, në total 4. Sipas Berishës dy personat e tjerë, kanë qenë njëri Florian Habiljan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuza droge, ndërsa tjetri shoferi i Tahirit, të cilët morën ¾ e parave që ndodheshin në mjet.

Denoncimi i ish-kryeministrit Berisha:

A mori edhe vetë Noriega një çantë me euro dhuratë nga Saimir Trafiku për të mbyllur skandalin me Orest Soton?

Të dashur miq, të dhëna të pakundërshtueshme të dy ditëve të fundit faktuan:

– Se në makinën e Orest Sotës, byrazerit të Sajmir Trafikut nuk ishin dy, siç mashtroi Xhafa-Çako por

– katër persona, nga të cilët:

– Florian Habilaj dhe shoferi i Saimir Trafikut dhe se

– këta të dy kanë marrë me vete, para syve të policisë, çantat që përmbanin mbi 3/4 e eurove në makinë dhe se

– Xhafa-Çako janë shpërblyer shumë rëndë për fshehjen e këtij rrëmbimi.

Sot qytetari dixhital informon se një nga çantat plot euro ka përfunduar në zyrë të Noriegës. Policia deri dje, për të humbur gjurmët e vjedhjes u thoshte gazetarëve se ajo nuk i preku paratë sepse po të donte i merrte dhe nuk tregonte, duke harruar se me këtë ajo sikur thoshte “hajdut jam, por këtë radhë kujtoni se kam vjedhur unë?!” sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

10 COMMENTS

  1. O Sali tu befsha kurban aman o te keqen se na e trashe koken me pacavuret e tua. Ske faj jo se ne kohen kur ishe i ri nuk kishte kshu gjera fb twiter e tani te duken si gjona per te shtyre kohen e ajt mo ja fusim e nje lajm te terheqim vemdendjen e publikut.

  2. Jam shum kurioze te di nga i nxjerr ky zoteria keto informacione..Po kot nuk thone hedh budallai nje gur e te gjithe shkojne pas tij.

  3. Stuhi shpifjesh nga sali berisha ! Ka filluar i duket vetja si gazetar! Doli njeri foli ca pallavra dhe kuy i mer i perpunon dhe i nxjerr si te mireqena ! Boll mo se je bo si grua e lige !

  4. Do e mesoj njeri kete person si te flase e per cfare duhet te flase se na cmendi….Po ku e gjen gjithe kete vullnet ne moshen qe je per te sajuar gjithe keto gjera qe dikush nuk te njeh ha sapunin per djathe kshu si i thur ti e sa te besueshme i bene keto lajme. Po cmund te presesh nga ti qe e shkaterrove gjithe vendin e bere gerdes e tani na del e akuzon te tjeret.

  5. Sali me vjen keq per tz qe je katandisur kshu ! kam pasur imazhin e nje politikani te madh deri para disa kohesh , po tani je ber si gazeta RD. meresh me thashetheme si ato plakat e lagjes !

  6. Hahaha i njejti Sali, ne komunizem bente letra posht dere, ne demokraci ben statuse ne fb. Shpiksi ka ngelur i njejte thjesht ka ndryshuar metod.Qesharake

  7. Tani ska ngelur te besh asgje tjeter vecse statuse ne fb…Po si nuk u lodhe me shpifjet e tua mo vlla….Po edhe sikur te ishte e vertete kueshte treshja e prokuroreve te tu qe nuk veprojne?Mos duhet te mbajne pergjegjesi edhe ata??Si thua??

  8. O zot ky saliu i ka harruar ato te vetat po si harron populli o i mjere un bej cudi me medjat si i kushtojne kaq shume rendesi sepse po te ishte aq i pergjegjshen dhe te mendonte per shqiptaret do te mbate pergjegjesi per veprimet e tij dhe familjes se tij ne shenje spekti per ata qe e votuan.

  9. O sale me mire mendo sj do japesh llogari perte gjitha demet qe j ke shkaktuar shqiperis dhe shqipetareve se sa e ke luftuar korrupsionin e krimin e organizuar e kemi shikuar te gjith ke fytur dhe del me te tilla shkrime e deklarata turp..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here