Bisedimet në Kretë, pala greke hedh në tavolinë debatin për marrëveshjen e Detit

0
203
Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati, left, talks with visiting Greek counterpart Nikos Kotzias while hundreds of the Cham community members, expelled from northwestern Greece during World War II after Athens claimed they had collaborated with the country's German occupiers, hold a protest outside, in Tirana Monday, June 6, 2016. (AP Photo/Hektor Pustina)

Në ishullin e Kretës vazhdojnë negociatat mes delegacioneve shqiptare dhe greke, të kryesuara nga ministrat e Jashtëm, Bushati dhe Kotzias.

Korrespondenti i Top Channel në ishullin helen bën me dije se gjate paradites palet kane gjetur mirekuptim, ndërkohë që pasdite është kaluar tek temat më të vështira. Ka qenë pala greke që ka shtruar në tryezën e bisedimeve Marrëveshjen e Detit, duke paraqitur edhe një hartë, e cila i është dorëzuar palës shqiptare.

Kjo e fundit ka kërkuar kohë për shqyrtimin e saj dhe po vazhdon studimin, duke bërë që përkohësisht dialogu dypalësh të ndërpritet. Ndërkohë, në orët e mbrëmjes pritet që mes dy delegacioneve të ketë edhe një darke informale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here