Kërpaçi: Çështja “Tahiri” objekt bisede e anëtarëve të PE-së, e cilësuan të papranueshme lidhjen qeveri-krim

0
187

Në një nga takimet me Eurodeputetët e së majtës në Parlamentin Europian, diskutuam për sfidat Europiane të Shqipërisë, të ardhmen e së majtës në Shqipëri e në Europë si dhe për politika që afrojnë më pranë të rinjtë e Shqipërisë me ata të Bashkimit Europian.

Në diskutimin rreth situatës politike në vendet tona, mësova nga partnerët tanë se tema Tahiri e lidhja e qeverisë sonë me trafikantët dhe krimin ishin objekt bisede mes anëtarëve të Parlamentit Europian që ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri. Ata e cilësuan si të papranueshme lidhjen e qeverisë me krimin, bandat dhe trafikantët.

Shqipëria ka miq shumë të mirë në Europë, por nëse duam të ardhmen Europiane, nëse duam një të ardhme më të mirë për rininë, rritje ekonomike për vendin, standarte më të lartë jetese e shanse më të mëdha për punësim për të gjithë, shkëputja e lidhjes së qeverisë me krimin është e domosdoshme!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here